Gratë durrsake fushatë ndërgjegjësuese kundër dhunës
19/12/2008 Promovohet libri “Diktatorët, burra të pangopur”
DURRES- Në ditën e mbylljes së fushatës ndërgjegjësuese të luftës kundër dhunës në familje dhe kryesisht ndaj grave është promovuar libri “Diktatorët burra të pangopur” me autore Rajna Kovaçin. Në promovimin e librit të Kovaçit “Diktatorët, burra të pangopur” kanë marrë pjesë shumë gra, të cilat kanë nisur të bëhen publike në fushën e pjesëmarrjes aktive në Durrës. Folëset kanë sjellë shembuj konkret lidhur me keqtrajtimin e grave dhe vajzave në shoqërinë e komunitetit ku ata bëjnë pjesë. Statistikat e ofruara kanë nxjerrë në pah se dhuna në familje është para së gjithash pasojë e pabarazisë ekonomike dhe që ndeshet në mjedise familjare me nivel të ulët arsimor. Takimi më pas është shfrytëzuar për t’u njohur me librin “Diktatorët, burra të pangopur”, i cili është shkruar nga vajza e “Artistit të Popullit” Ramiz Kovaçi. Në lidhje me kapitullin ku përshkruhet Stalini, autorja shkruan se “Atë (Stalinin) nuk e donte as familja, ishte i dhunshëm me bashkëshorten, e cila pati një fat të keq”. Më pas për Leninin ka shkruar se “mbante në shtëpi edhe gruan që ishte martuar zyrtarisht për hir të partisë, si dhe një grua tjetër me emrin Anjeze, të cilën e dashuronte dhe e mbante në të njëjtën shtëpi me tjetrën”. Hitleri ishte shumë i dashuruar me mbesën e vet, e cila vrau veten dhe në këtë ngjarje është zbuluar se ka qenë i vetmi rast që Hitleri ka qarë dhe kjo gjë ka qenë në varrimin e saj.