Liria e Irakut, kthehen komandot
19/12/2008 Paqeruajtësit shqiptarë përfundojnë misionin në Mosul dhe Bagdad. Oketa vizitë sekrete
Shqipëria do të vazhdojë të japë kontribut në luftën kundër terrorizmit
Komandot shqiptarë që shërbejnë në misionin paqeruajtës “Liria e Bagdatit” do të kthehen në Shqipëri më 20 dhjetor. Burime nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se kjo datë shënon edhe përfundimin e misionit të trupave paqeruajtëse shqiptare në Irak, 5 vjet pasi Shqipëria u rendit në krah të shteteve që u angazhuan në këtë vend për ruajtjen e paqes. Tërheqja përfundimtare e trupave ushtarake shqiptare është paraprirë nga një vizitë e mbajtur sekret për efekte sigurie të ministrit të Mbrojtjes Gazmend Oketa. Ky i fundit ka udhëtuar drejt Mosulit i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së Maksim Malaj, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e uljes së flamurit shqiptar. Paqeruajtësit shqiptarë gjatë misioneve të tyre kanë marrë vlerësime maksimale si nga zyrtarët e lartë të NATO-s, ashtu dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kthimi
Burime nga Ministria e Mbrojtjes shprehen se trupat komando do të kthehen në Shqipëri nesër, të shoqëruar nga vetë ministri Gazmend Oketa. Ky i fundit është nisur drejt Irakut, ku gjithashtu ka festuar me komandot shqiptarë edhe festat e fundvitit. Kontingjenti aktual i paqeruajtësve shqiptarë në Irak përbëhet nga 218 trupa komando, të cilët kanë shërbyer në Bagdad dhe Mosul. Tërheqja e trupave komando nga Iraku është paralajmëruar pak ditë më parë nga vetë ministri i Mbrojtjes, i cili në një deklaratë për mediet nga Shtetet e Bashkuara ka konfirmuar përfundimin e misionit. Por burime nga Ministria e Mbrojtjes konfirmojnë se Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj në luftën kundër terrorizmit, sikundër nuk përjashtohet mundësia e shtimit të trupave paqeruajtëse shqiptare në Afganistan. Sipas burimeve, kthimi i komandove nga Iraku dhe vlerësimi që kanë marrë ata gjatë kryerjes së misionit, përbën një kontingjent të mirë trupash ushtarake për të dhënë kontribute në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjitha zonat ku do të jetë e nevojshme. Në misionin “Liria e Irakut” kontribuan kontingjente të Regjimentit “Komando”. Kontingjenti i parë deri te kontingjenti i katërt kanë pasur një efektiv prej 71 ushtarakësh, kontingjenti i pestë e në vijim një efektiv prej 120 ushtarakësh. Kontingjentet ndërrohen me sistem rotacioni 6-mujor. Aktualisht në Irak veprojnë Shtetet e Bashkuara me 143 mijë trupa, Britania me 4100 trupa, Rumania me 600 trupa, Australia me 300 trupa, El-Salvadori me 200 trupa, Bullgaria me 155 trupa, Danimarka me 55 trupa, Lituania me 53 trupa dhe Estonia me 38 trupa.
Komandot
Në Irak ndodhen 218 ushtarakë shqiptarë të vendosur në Bagdad dhe Mosul. Nisja e trupave shqiptare paqeruajtëse në Irak ka datuar që në vitin 2003 dhe misioni i tyre ishte ruajtja e aeroportit të Mosulit dhe bazës “Viktoria” në Bagdad. Kontingjentet që morën pjesë në këtë mision ishin struktura të Regjimentit “Komando” dhe në këta 5 vjet janë angazhuar në Irak 1338 ushtarë shqiptarë
Procesi
Angazhimi i paqeruajtësve shqiptare në misionin “Liria e Irakut” filloi në prill të vitit 2003 me dërgimin e kontingjentit të parë paqeruajtës, bazuar në ligjin nr. 9025, datë 13.03.2003, “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 01, datë 09.03.2003, “Për vënien në dispozicion të hapësirës tokësore, detare e ajrore dhe dërgimin e një force ushtarake shqiptare në rajonin e Gjirit Persik”.
Sulmet e drejtpërdrejta
Gjatë misionit të kryer në Irak paqeruajtësit shqiptarë janë gjendur në jo pak raste në sulme të drejtpërdrejta. Sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, konfirmohen goditje me mortaja në aeroport, sulm me armë zjarri ndaj vendrojës nr. 4, sulm me armë zjarri ndaj vendrojave 1, 4, 5 e 6, sulm me armë zjarri ndaj patrullës jashtë bazës, vendosja e një bombe artizanale etj.