Kodi, PS-ja bllokon punimet e Kuvendit
19/12/2008 Kryetarja e grupit Leskaj kërkon sjelljen në Kuvend për votim të dekretit të Presidentit
Patozi: Po bëni si fëmijët, të cilët, kur mërziten me prindërit, refuzojnë që të hanë ushqimin
Partia Socialiste, në përpjekjet e saj për të përjashtuar LSI-në nga përfshirja në proceset administruese të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ka kërcënuar Partinë Demokratike se do të bojkotojë të gjitha vendimet e Kuvendit derisa dekreti i Presidentit të Republikës për ligjin e zgjedhjeve të vijë në Kuvend. Pretendimin e radhës së kundërshtarëve të tij politik partia më e madhe në pushtet e ka cilësuar si një tekë fëmijësh.
Presioni
Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, ka njoftuar në seancën e djeshme parlamentare, menjëherë pas 60 minutave të para, ku deputetët debatojnë për çështje jashtë rendit të ditës, mospjesëmarrjen e socialistëve në votimin e ligjeve. Ajo ka marrë shkas nga ftesa që një ditë më parë Kryeministri Berisha i bëri kryetarit të PS-së Edi Rama për të parë mundësinë e përfshirjes së LSI-së në procesin e administrimit të zgjedhjeve. Leskaj e cilësoi papërgjegjshmëri të plotë të kësaj qeverie lidhur me standardet e domosdoshme që duhen plotësuar në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. “Dua t’ju them se grupi parlamentar i PS-së denoncon këtë farsë të turpshme, këtë përpjekje të Kryeministri për diversion, këtë përpjekje për të dyshuar këtë proces zgjedhor për interesa të tij. Dua t’ju them se grupi i PS-së nuk do të jetë në seancë për të votuar asnjë ligj për sa kohë që në Parlament nuk do të vijë dekreti i Presidentit”, - tha ajo. Vonesat e pashkak që mund të pësojë miratimi i Kodit Zgjedhor, për socialisten shkakton thyerjen e afateve të tjera të përcaktuara në kod, siç janë ato për ngritjen e KQZ-së, apo edhe për hartimin e listave të zgjedhësve. Në reagimin e tij pas kësaj kërkese kreu i grupit kuvendor të PD-së, Astrit Patozi, vlerësoi se kërcënimi i socialistëve nuk kishte lidhje me mazhorancën. Madje, ai e ka cilësuar atë një kërkesë tekanjoze. “Unë nuk e kuptoj se kujt i drejtohet protesta e PS-së, pasi ajo nuk ka asnjë thirrje me mazhorancën dhe, për fat të keq, më ngjason me protestën e fëmijëve të vegjël, të cilët, kur mërziten me prindërit, bëjnë greva urie apo refuzojnë që të hanë ushqimin”, - u shpreh Patozi.
Dekreti
Deklarimi më i fundit i Kryeministrit Berisha për çështjen e reformës zgjedhore duket se i ka hapur dritë jeshile përfshirjes edhe të LSI-së me anëtarë në komisionet zgjedhore, që nga KQZ e deri te grupet e numërimit. Komisioni për Reformën Zgjedhore, i cili po shqyrton dekretin e Presidentit të Republikës për Kodin Zgjedhor, ka në dorë të pranojë ose jo amendamentet e paraqitura në mbledhjen e parë dhe të vetme deri më sot të tij nga anëtari i LSI-së Spartak Braho. Rikthimi i komisionit në diskutime që lidhen me pretendimet e LSI-së sigurisht që do të zgjasë jo vetëm procesin e diskutimi dhe debatit mes dy partive të mëdha, por jo më shumë se 8 javë, afat që e parashikon Rregullorja e Kuvendit. Pika e konfliktit mes palëve pritet të jetë e njëjta, me atë që po zhvillohet për momentin; nëse komisioni mund të diskutojë ose jo përcaktimi i Rregullores së Kuvendit. Në nenin 86 të saj thuhet se: Kur Presidenti i Republikës, në përputhje me nenin 85 të Kushtetutës, rikthen ligjin për rishqyrtim në Kuvend, Kryetari i Kuvendit e kalon menjëherë atë për shqyrtim në komisionin përgjegjës që e ka shqyrtuar fillimisht. Komisioni përgjegjës e shqyrton dekretin vetëm për çështjet e paraqitura nga Presidenti i Republikës dhe brenda 8 javëve nga data e fillimit të shqyrtimit paraqet raportin e tij. Ky raport përmban mendimin e komisionit dhe, sipas rastit, edhe propozime për nene të veçanta të ligjit.
Valentina Leskaj
“Përpjekjet e Kryeministrit Berisha për diversion janë një papërgjegjshmëri e plotë e kësaj qeverie lidhur me standardet e domosdoshme që duhen plotësuar në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Dua t’ju them se grupi parlamentar i PS-së e denoncon këtë farsë.”
Astrit Patozi
“Unë nuk e kuptoj se kujt i drejtohet protesta e Partisë Socialiste, pasi ajo nuk ka asnjë lidhje me mazhorancën dhe, për fat të keq, më ngjason me protestën e fëmijëve të vegjël, të cilët, kur mërziten me prindërit, bëjnë greva urie apo refuzojnë që të hanë ushqimin.”
Pëllumb Xhufi
“Është në të mirë të zotërinjve që mendojnë se kanë fatet e vendit në dorë që të reflektojnë dhe të bëjnë një ndryshim, i cili do ta bënte më të pranueshëm më të besueshëm vetë Kodin dhe procesi zgjedhor do të krijonte një klimë më të shtensionuar.”
Reagon LSI-ja
Xhufi: Të mëdhenjtë të tolerojnë për hir të standardeve zgjedhore
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Pëllumb Xhufi kërkoi nga dy forcat kryesore politike që të sillen më me pjekuri politike përballë çështjeve të rëndësishme me integrimin e vendit, siç është edhe Kodi Zgjedhor. Ai kritikoi qëndrimin e socialistëve për të bojkotuar punimet e Kuvendit, si dhe u sugjeroi deputetëve të mazhorancës të jenë më tolerantë në hapat që do të ndërmarrin në të ardhmen lidhur me procesin zgjedhor, duke nënkuptuar futjen e tyre në komisionet zgjedhore. Kjo sipas Xhufit me qëllimin e vetëm për të mos krijuar një klimë mosbesimi dhe tensioni, që mund të rëndonte mbi standardin e procesit zgjedhor. “Është në të mirë të zotërinjve të të dyja kaheve, të cilët mendojnë se kanë fatet e vendit në dorë që të reflektojnë dhe të bëjnë një ndryshim, i cili do ta bënte më të pranueshëm e më të besueshëm vetë kodin dhe vetë procesi zgjedhor, pastaj do të krijonte një klimë më të shtensionuar”, - theksoi Xhufi në fjalën e tij në Kuvend pas asaj të dy kryetarëve të gupeve të mëdha parlamentare. Lëvizja Socialiste për Integrim deri tani është gjendur nuk konflikt mes dy partive të mëdha në vend, pasi ato gjatë hartimit të Kodit të ri Zgjedhor e përjashtuan nga pjesëmarrja në procesin e ardhshëm zgjedhor.