Eagle Mobile regjistron 200 000 abonentë
19/12/2008 Kompania vetëm 9 muaj në treg
Eagle Mobile ka shënuar suksesin e radhës duke regjistruar abonentin e 200 000 të kompanisë më të re të telefonisë celulare në Shqipëri. Ai është Altin Shehaj nga qyteti i Vlorës. Ky sukses vjen në një kohë rekord, kur Eagle Mobile ka vetëm 9 muaj në tregun shqiptar të telekomunikacioneve falë punës së kompanisë dhe interesit në rritje të qytetarëve shqiptarë. “Ne falënderojmë popullin shqiptar për interesin, besimin dhe përzgjedhjen që na kanë bërë”, tha drejtori i përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin. “Ne po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë për t’i bërë abonentët tanë të ndihen të veçantë, duke iu servirur shërbime të reja dhe cilësore. Edhe lidhur me çmimet që Eagle tashmë ofron për paketën standarde me parapagesë, Riniring dhe Proring, kompania më e re e telefonisë celulare është shumë përpara konkurrentëve të tjerë në tregun e telefonisë. Eagle Mobile ka qenë dhe vazhdon të mbetet një model dhe shembull në këtë drejtim”, - tha zoti Taskin. Abonenti me fat 21-vjeçar ka fituar tashmë si dhuratë një Eagle USB Modem si dhe 12 muaj internet falas për ta përdorur atë përgjatë vitit 2009. Nga ana tjetër Eagle Mobile mbështet si sponsor dhe organizon në datën 21 dhjetor një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” me këngëtarët më të njohur shqiptarë me rastin e festave të fundvitit dhe arritjes së 200 000 abonentëve me pjesëmarrjen e shumë artistëve. Po ashtu Eagle Mobile ka përzgjedhur 1 009 (2009 gjithsej) fituesit e dytë të fushatës promocionale të fundvitit. Ata do të përfitojnë nga 100 SMS falas secili për t’i përdorur në muajin janar. Më 31 dhjetor do të përzgjidhen edhe 360 abonentë të tjerë fitues. 100 prej tyre do të përfitojnë nga një laptop HP 550 së bashku me USB Modem dhe një vit internet falas, ndërsa 260 të tjerët nga një telefon celular (10 Samsung SGH780 and 250 Samsung C520).