Analiza vjetore, Ina Rama krition prokurorinë e Korcës
KORCE- Kryeprokurorja Ina Rama ka marrë pjesë në analizën vjetore të punës së Prokurorisë së qarkut Korcë. Nga kjo analizë doli se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korcë ka vënë në lëvizje 1503 precedime penale me 446 të pandehur, nga ku janë përfunduar vetëm 1297 dhe kanë mbetur për hetim 206 precedime. Në fjalën e saj Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, pas një analize me frymë kritike, ndaj problemeve specifike të shfaqura gjatë punës dhe institucionit dha udhëzime të qarta për përmirësimin e punës në të ardhmen në këtë Prokurori.(m.a/News24/BalkanWeb)