Tiranë, vetëdigjet me benzinë 65-vjeçari

Ngjarje e rëndë në periferi të kryeqytetit, 65-vjeçari i vë flakën vetes dhe gjen vdekjen. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të ish-shkollës Komunale ne Tiranë.
Viktima është identifikuar të jetë shtetasi Esat Tafa, 65 vjeç.
Hetuesit në vendin e ngjarjes, thanë se viktima ka lyer trupin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes.
Sipas policisë 65-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme. Nga dëshmitë e mbledhura deri tani në vendin e ngjarjes, kryesisht nga banorë të zonës dhe të afërm, mësohet se viktima vuante nga sëmundja e diabetit.