E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza vjetore, aktet korruptive problem për burgjet shqiptare

TIRANE- Rastet korruptive janë prezente në burgjet shqiptare. Policët në këmbin të rryshfetit krijojnë lehtësi për të burgosurit duke ju ofruar atyre shërbim ndryshe nga të dënuarit e tjerë, deri dhe aparat celular. Pak ditë më parë, të akuzuarit kryesor të Gërdecit, Mihal Delijorgji ju kap një aparat celular, por dhe të dënuar të tjerë kanë përfituar në këtë mënyrë. Shqetësimi është sjellë sot në analizën vjetore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

“Konstatohet futja e aparateve celularë brenda këtyre institucioneve , në kohën që ligji përkatës, rregulloret përkatëse, urdhëresat përkatëse e ndalojnë në mënyrë kategorike. Ne nuk do të pranojmë në asnjë rast , specifikisht dhe kryesisht dhe për persona apo grupe kriminale që janë në hetim , madje dhe për vepra të rënda të kenë një regjim liberal jashtë përcaktimit të rregullave” - theksoi Nishani.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka përmendur shifrën se 129 policë janë larguar nga detyra për përfshirje në aktet korruptive. Vetëvrasjet në burgje ishin një tjetër shqetësim që u ngrit në analizën vjetore për 2009-ën. Gjatë vitit të kaluar, 4 të burgosur u vetëvranë dhe 11 tentativa të tjera u shënuan në këtë drejtim.
Edhe lejet shpërblyese të dhëna përgjatë vitit të kaluar u vlerësuan të larta dhe në shifra të tejkaluara. 3900 ishin lejet gjithësej për të burgosurit.
Në analizën vjetore u prezantuan edhe disa projekte të reja në drejtim të burgjeve, si kthimi i burgut të Spacit në muze, por dhe ngritja e një burgu të ri në Kamëz, kurse në Rrogozhinë për hërë të parë do të ngrihet një burg grash. 
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›