Vaqarr, zjarr në një pikë karburanti, banorët në panik
TIRANE- Një pikë karburanti pranë Vaqarrit është përfshirë nga flakët rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme. Zjarri dyshohet të ketë rënë nga carja e tubit të naftës, që mesa duket nuk ishte vënë re nga punonjësit. Flakët e zjarrit nuk janë mjaftuar vetëm me dëmet materiale, prej ftyre është plagosur edhe një punonjës i karburantit.
Menjëherë në vendngjarje kanë arritur tre zjarrfikëse, që kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe forca të shumta policie. Personi i plagosur është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak, nërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Mjekët e spitalit deklarojne se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, prej plagëve të marra, por jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat e fundit, pranë vendit të ngjarjes mësojmë se në pikën e karburantit pranë Vaqarrit ka përfunduar gjithcka. Zjarri është mundur të shuhet, ndërsa bilanci i dëmeve është i rëndë.
Shkak për rënien e tij është bërë një defekt në njërin prej tubave që furnizonte autobotin. Funksionimi i mjeteve antizjarr në karburant ka evituar një tragjedi të mundshme.
Banorja e zonës: Ishim në pritje për evakuim
E kontaktuar në telefon nga News24 një banore e zonës së Vaqarrit tregon se menjëherë pas rënies së zjarrit njerëzit u bënë gati për tu evakuuar nga shtëpitë e tyre.
“Zjarri na tmerroi jashtëzakonisht, ishim në pritje të një evakuimi. Morëm makinën dhe u bëmë gati për tu larguar, për të shpëtuar jetën deri sa na lajmëruan se situata është në kontrroll“ u shpreh banorja.
Ndërkaq banorët bëjnë thirrje për marrjen e masave të sigurisë në pikat e karburantit , që janë të shumta përgjatë rrugës në këtë zonë të banuar.
(m.a/BalkanWeb)