Grabitjet e bankave që nga viti 1990
Kur grabitet një bankë, ngjarja cilësohet nga më të rëndat. Policia shton masën e alarmit, ndërsa grabitësit mund të quhen sfidues të shtetit. Edhe më të rënda bëhen këto ngajrje kur target i tyre bëhen filiale të bankave më të njoura, por edhe kur ato realizohen në qytete e sidomos në kryeqytete dhe aq më keq akoma në qendër të kryeqytetit.
Të paktën janë disa grabitje të kohëve të fundit që janë kryer pikërisht në zemër të kryeqytetit si rasti i grabitjes së BKT-së në rrugën "Myslym Shyri". Kjo tregon nga njëra anë një situatë të dobët të luftës ndaj krimit, por edhe sfidën që grabitësit dhe elementët kriminal i bëjnë shtetit.
Nëse bëjmë një retrospektivë, rezulton se që nga viti 1990 e deri më tani bankat kanë shërbyer në jo pak raste si target i grabitësve.
Bankat e grabitura
29 janar 1993
Vjedhja e parë e bujshme që i është faturuar grupit të ashtuquajtur "Hakmarrja për Drejtësi", nga ka marrë dhe emrin dosja, i përket Bankës së Kursimeve Tiranë, në bulevardin "Zogu i Parë". Në këtë ngjarje sipas hetimeve ka qenë i përfshirë edhe Laert Shyti, kurse organizator identifikohet vëllai i tij, Oriku.
Mars 1997
Trazirave të vitit 1997 nuk u shpëtoi pa u grabitur dhe plaçkitur asnjë institucion. Në këtë mënyrë nuk i shpëtuan as bankat, madje ato ishin të parat që u bënë objekte sulmi nga bandat e kohës. Një nga këto banka ishte edhe Banka Kombëtare Tregtare e Vlorës, e cila u grabit nga turmat e hajdutëve.
29 tetor 1998
Mesnatën e 29 tetorit 1998, një grup i madh personash të armatosur, grabitën për herë të dytë brenda 10 muajve Bankën e Kursimeve në Tropojë. Por këtë radhë grabitja ishte më spektakolare dhe shuma e përfituar më e majme, rreth 80 milionë lekë të reja. Kasaforta u tërhoq me një vinç të tonazhit të lartë.
25 mars 2000
Kejdi Kote vjedh 250 milionë lekë me anë të një çeku të falsifikuar në Bankën e Kursimeve në bulevardin "Zogu i Parë". Ai u cilësua si supermashtruesi dhe falsifikatori që s'ishte njohur ndonjëherë në vend. Gjithçka ndodhi brenda pak ditësh, në një nga agjencitë e Bankës së Kursimeve në kryeqytet. Kote u dënua me 11 vjet burg.
23 gusht 2002
Altin Aliaj bashkë me dy shokë të tij, rreth orës 09:30, vjedhin me armë Bankën Kombëtare Tregtare të Vlorës. Milionat e grabitura u përdorën nga autorët për blerjen e një lokali që më pas është kthyer në disko dhe të një hyrjeje pallati, pronar i së cilës ishte Altin Aliaj.
7 gusht 2003
Dy të rinj nga qyteti i Burrelit, pasi arrijnë në Kamzë vendosin të grabisin filialin e "ëester Union"-it që ndodhej në atë zonë. Ata futen brenda ndërtesës të armatosur dhe me maska, dhe arrijnë të marrin nga aty me kërcënimin e armëve një shumë të majme parash dhe largohen nga vendi i ngjarjes.
18 korrik 2003
Një i ri nga Tiranë tenton të grabisë "ëester Union"-in tek ish-"Blloku". Arrin të plagosë punonjësen, por nuk arrin t'i marrë paratë. Ai identifikohet shumë shpejt nga dëshmitarët që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes. Punonjësit lajmërojnë policinë dhe pas disa orësh ai përfundon në pranga.
6 maj 2004
Dy persona grabisin 25 mijë euro në një pikë të "ëester Union"-it, në Rrugën e Kavajës, përballë Kishës Ortodokse në kryeqytet. Dy të rinjtë u arrestuan shumë shpejt nga policia, pasi u lajmëruan nga punonjësit, të cilët bënë edhe përshkrimin e autorëve që kishin arritur të kryenin grabitjen.
2 gusht 2004
Alban e Ermal Daja tentojnë të vjedhin një nga punonjësit "Vodafone", 7 milionë lekë të rinj. Arrestohen nga dy roje private të "Alpha Bank" dhe "Tirana Bank". Duke qenë se bankat ishin afër, arrijnë të lajmërojnë edhe Policinë e Rendit dhe ata përfundojnë në qeli.
28 shkurt 2004
Grabitet njësia Nr.4 e Bankës së Kursimeve. Autorët e saj kanë qenë punonjëset që punonin në këtë filial dhe shuma ka qenë afërsisht 2 miliardë lekë të vjetra. Denoncimet e drejtuesve të bankës kanë bërë që policia të bjerë shumë shpejt në gjurmët e tyre dhe ata të arrestohen.
20 qershor 2008
Një i ri me maska dhe me pistoletë është futur në filialin e bankës "Raiffeisen" dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të vjedhë 300 mijë lekë të rinj. Ngjarja ka ndodhur në filialin pranë sheshit "Rilindja" në Tiranë. Kamerat e sigurisë së bankës e kanë "tradhtuar" dhe më pas është bërë arrestimi i tij.
1 gusht 2008
Tre persona të armatosur e me maska kanë grabitur filialin e "NBG Bank" në Tiranë. Ngjarja ndodhi në autostradë, kur persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e brendshme të bankës dhe kanë kryer grabitjen në kërcënimin e armëve, rreth 30 mijë euro. Brenda pak ditësh policia ka arritur të arrestojë të tre autorët.
Maskat vjedhin 500 mijë lekë në "Raiffeisen Bank"
Një filial i "Raiffeisen Bank" në Tiranë është grabitur dje me armë dhe maska, afër zonës së Unazës, tek rruga "Bardhyl". Një person i maskuar dhe me një pistoletë në brez është futur duke kërcënuar rojet e bankës dhe është drejtuar tek sporteli, duke kërkuar paratë. Që të ishte më bindës ndaj sportelistëve dhe të arrinte të përmbushte me sukses "misionin" e tij, grabitësi ka qëlluar një herë në ajër me pistoletë dhe në këtë mënyrë ka urdhëruar që t'i mbushnin çantën me para. Pasi ka marrë të gjitha paratë që ndodheshin në sportel në ato momente, të paktën 500 mijë lekë të rinj, i riu është larguar dhe është futur me shpejtësi nëpër rrugica për të humbur gjurmët.