E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e bankës, në pranga roja i shërbimit

TIRANë- Policia e Tiranës ka arrestuar sot, rojen e bankës BKT, të grabitur mëngjesin e sotëm. Mbi Asllan Spahinë rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi në momentin e grabitjes ky i fundit nuk ndodhej në vendin e shërbimit. Policia e Tiranës ka nisur të hetojë arësyet se pse roja është larguar nga vendi i punës, pikërisht në momentin e grabitjes.

Grabitja e Bankës ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 08: 40 kur punonjësit e saj sapo kanë hapur filialin. Mësohet se grabitësit kanë kërcënuar me armë punonjësit e bankës për ti dhënë të gjithë paratë që ndodheshin në gjendje në ato momente. Grabitja ndodhi në filialin e BKT në rrugën Myslym Shyri, vetëm pak metra larg godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Nga hetimet paraprake të grupit hetimor rezulton se, autorët e kësaj vjedhje kanë qenë me maska dhe duke përfituar nga pakujdesia e punonjësit të sigurimit të bankës, i cili në momentin e vjedhjes nuk ka qënë në vendin e planizuar me shërbim.

Po sot, policia e kryeqytetit ofroi një shpërblim prej 10 milionë lekësh të vjetra për këdo që jep informacionin e duhur që do të conte në prangosjen e personave që kanë kryer mëngjesin e sotëm grabitjen e filialit të një prej bankave pranë rrugës 'Myslym Shyri'.

Nga hetimet paraprake të grupit hetimor rezulton se, autorët e kësaj vjedhje kanë qenë me maska dhe duke përfituar nga pakujdesia e punonjësit të sigurimit të bankës, i cili në momentin e vjedhjes nuk ka qënë në vendin e planizuar me shërbim.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›