Nishani:Kushtet e sigurisë,problem në burgje
Problemi kryesor në institucionet e dënimit në Shqipëri vijojnë të mbeten kushtet e sigurisë. Gjate analizës së drejtorisë së përgjithshme të burgjeve ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani e ngriti këtë si problemin kryesor gjatë kësaj analize, madje sipas tij vetë punonjësit e këtyre institucioneve lejojnë që në to të futen objekte të palejuara, ndër të cilat edhe celularë. Sipas tij asnjë organizatë kriminale nuk do të lejohet të trajtohet ndryshe në burgje duke pasur lukse si përdorimi i celularëve.
Gjatë analizës së burgjeve drejtori i këtij institucioni Gazmend Dibra bëri me dijë edhe disa nga arritjet e këtij institucioni siç është punësimi i të dënuarve si dhe vënia në praktikë për herë të parë e dënimeve alternative si shërbimi i provës. Po ashtu gjatë kësaj analize Dibra u shpreh edhe për investimet që janë bërë në burgje me qëllim përmirësimin e kushteve të të burgosurve, arsye për të cilën gjatë këtij viti shumëe punonjës të këtyre institucioneve janë shkakrkuar nga puna.