E Diel, 1 Nëntor 2026

Analizat, 70 monstra te dyshuara, 10 rezultojne me virusin A

Institucionet shendetesore ne vendin tone jane ne pritje te pergjigjeve te analizave, per rreth 70 persona te cilet jane dyshuar me grip derrash. Por sipas specialisteve te Institutit te Shendetit Publik, dyshimet me te forta jane per 10 persona te cilet kane rezultuar mbartes te virusit A. "Pergjithesisht rastet per te cilet ne kemi pasur dyshimet dhe qe kane dale mbartes te virusit A, nga laboratori i ISHP-se kane rezultuar me grip derrash" kane pohuar specialistet e ISHP-se. Sipas tyre, gjate kesaj jave priten pergjigjet e ketyre personave, nderkohe qe numri i te dyshuarve rritet cdo dite. Por, gjate dites se djeshme ne spitalin infektiv nuk ka pasur asnje te shtruar, te dyshuar per grip derrash. Sipas mjekeve edhe personi i fundit, e ka lene spitalin mengjesin e djeshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›