E Diel, 1 Nëntor 2026

Personeli shendetesor eksperience pune ne Gjermani

Personeli shendetesor shqiptar do te kete mundesine te specializohet dhe te shohe, se si punohet ne spitalet gjermane. Kjo, fale marreveshjes se nenshkruar dje nga Ministrja e Shendetesise, Anila Godo dhe Sekretarja parlamentare e Shtetit ne Ministrine Federale te Shendetesise se Republikes Federale te Gjermanise, zonja Marion Caspers-Merk. Kjo e fundit eshte per nje vizite 3 ditore ne vendin tone. Pervec shkembimit te eksperiencave, nje rendesi e vecante do t'i kushtohet edhe bashkepunimit ne fushen e shendetesise pikerisht ne sektore te rendesishem, si menaxhimi i spitaleve, farmaceutika, financimi etj. Por marreveshja parashikon edhe shkembimin e specialisteve dhe ligjeruesve, te cilet do te japin eksperiencat e tyre si dhe do te ndajne pervojat dhe modelet me te reja, per sa i perket organizimit te sektorit te shendetit publik. Marreveshja parashikon qe mjeket dhe specialistet shqiptare, te marrin pjese ne konferenca dhe kongrese te rendesishme ne fushen e shendetesise. Nje tjeter pike e rendesishme, qe eshte diskutuar gjate dites se djeshme, ka qene edhe ajo e pandemise se gripit te derrit. Ministrja e Shendetesise, Anila Godo ka marre mbeshtetje nga perfaqesuesja e qeverise gjermane per sigurimin e vaksinave te gripit.

Fushat ku do te bashkepunohet me Gjermanine

Shkembimin e specialisteve dhe ligjeruesve.

Ndarja e informacionit shendetesor, vecanerisht ne pajisje moderne mjekesore.

Ndarja e pervojave me modele te organizimit te sektorit te shendetit publik.

Zbatimin e perbashket te projekteve, te cilat trajtojne ceshtjet me interes te perbashket.

Pjesemarrja ne kongrese nderkombetare, simpoziume, konferenca dhe takime shkencore.

Avancimi i perbashket i modeleve te partneritetit publik privat ne sektorin spitalor duke perfshire ndertimin e spitaleve, si dhe menaxhimin spitalor.

Menaxhimi i spitaleve.

Trajnimi i personelit shendetesor.

Financimi shendetesor.

Sektori farmaceutik.

Programet e partneritetit te spitaleve.

Partneritetet publike-private ne fushen e kujdesit shendetesor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›