Analizat për gripin e derrit do të bëhen në Shqipëri
Brenda një muaji, laboratori i virologjisë në vendon tonë do të plotësojë të gjitha standardet dhe do të jetë i pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme për të kryer analizat specifike të gripit të derrit. Konkretisht, më datën 15 tetor infrastruktura e këtij laboratori do të jetë gati dhe menjëherë pas kësaj date, autoritetet shëndetësore shqiptare nuk do të dërgojnë më kampionë për ekzaminim pranë laboratorit të referencës për Europën Juglindore në Rumani. Edhe për një muaj, Instituti i Shëndetit Publik do të dërgojë pranë këtij laboratori të gjithë ato analiza që rezultojnë të jenë të formave të rënda, e më pas veç konsultimeve me homologët dhe bashkëpunimit në fushën shkencore nuk do të ketë më shkëmbime informacioni lidhur me të dhënat e analizave, nëse pacientët e ekzaminuar në Rumani rezultojnë me AH1N1 apo jo. Po ashtu, një nga direktivat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, udhëzon autoritetet shëndetësore shqiptare, që përveç ekzaminimit të kampionëve çdo ditë, një tjetër prioritet për bluzat e bardha do të jetë edhe monitorimi i situatës. Konkretisht ajo që kërkohet është vëzhgimi me kujdes i të gjithë kampionëve të ekzaminimit në rast se do të ketë shfaqje të mutacioneve të gripit apo kombinim të gripit të derrit AH1N1 me gripin e zakonshëm.
Detyra e shëndetësisë shqiptare është raportimi kohë pas kohe i të dhënave të fundit të akumuluara lidhur me ekzaminimin e kampionëve të formave të rënda të gripit AH1N1 apo edhe gripit të zakonshëm. Aktualisht në vendin tonë numërohen 31 persona të infektuar nga gripi i derrit dhe 6 të dyshuar, për të cilët pritet konfirmimi i laboratorit në Rumani. Specialistët e ISHP-së konfirmojnë se gjatë javëve të fundit vërehet rritja e numrit të personave që paraqiten me simptoma të sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes, ndërsa numri i të dyshuarve me gripin AH1N1 i ka kaluar 600 persona në të gjithë vendin.