PERSE JO EDHE AL KAPONE NE QEVERI?
Është tashmë një traditë e qeverive në demokracitë perëndimore që një ministër të japë dorëheqjen kur dyshohet apo akuzohet si i përfshirë në një skandal korruptiv. Madje kjo ka ndodhur edhe me kryeministra e presidentë. Dhe nuk pritet në këto raste vendimi i gjykatës. Nuk përdoret si justifikim për qëndrimin në detyrë të ministrit as parimi i prezumimit të pafajësisë. Aq më tepër asnjë kryeministri që sapo ka fituar zgjedhjet, nuk do t‘i shkonte ndër mend të emëronte në poste ministrore dy qytetarë që kanë çështje të hapura në gjykatë. Pra, as nuk do ta mendonte, dhe jo më të guxonte të bënte atë që sapo ka bërë Kryeministri Berisha duke emëruar si ministra Fatmir Mediun dhe Lulzim Bashën. Një gjë e tillë do të ishte një skandal në vetvete dhe do t‘i kthehej shumë shpejt Kryeministrit në një bumerang si një provokim i moralit publik. Natyrisht kjo ndodh në një shtet ku publiku nuk është një turmë e drobitur dhe e korruptuar që sheh vetëm "hallet e veta" dhe republika nuk është shndërruar ende në një kufomë që zhvatet pa fund nga një grusht qeveritarësh që qëndrojnë mbi ligjin dhe republikën. Duke rimarrë në qeveri Mediun dhe Bashën, Kryeministri Berisha po sondon sesa poshtë ka rënë morali i një publiku që është mësuar të heshtë. Dhe kush hesht, pranon.
***
Politikanët që kanë poste të larta publike duhet të gëzojnë prezumimin e pafajësisë si qytetarë, por jo lidhur me postet e larta që mbajnë. Dhe ka një sërë arsyesh për këtë. Është në dëm të interesit publik që punët publike të qeverisen nga njerëz që mund të kenë shkelur ligjin, prandaj për sa kohë që një ministër apo ish-ministër akuzohet se mund të ketë shkelur ligjin, për sa kohë nuk është provuar se nuk e ka shkelur ligjin, atëherë persona të tillë duhet të largohen nga kryesimi i punëve publike. Prezumimi i pafajësisë nuk përfshin mbajtjen e posteve publike. Ky është morali politik i instaluar si një traditë dhe që zbatohet nga vetë zyrtarë që dyshohen apo akuzohen si fajtorë. Këso rastesh në Perëndim triumfon skepticizmi publik dhe jo besimi që një Kryeministër mund të ketë për një apo disa bashkëpunëtorë të tij të akuzuar nga prokuroria. Por në Shqipëri, ku Kryeministri nuk do t‘ia dijë për publikun, është besimi i tij te njerëz si Mediu dhe Basha që triumfon mbi skepticizmin e publikut, si dhe mbi dyshimet që normalisht duhet të ngjallin akuzat e prokurorisë. Në këtë rast është Kryeministri që merr hapur dhe me arrogancë anën e të akuzuarve. Ai prezumon se prokuroria është në gabim, kurse ministrat e tij në të drejtë. Kemi të bëjmë me një arrogancë skandaloze jo vetëm autokratike, por që ngjall dyshime edhe për një konflikt interesi deri në bashkëfajësi të Kryeministrit në çështjet "Basha" dhe "Mediu". Ndryshe ç‘problem kish që Mediu dhe Basha të mbeteshin jashtë qeverisë, duke vepruar si shumë zyrtarë të lartë në Perëndim, që edhe pse të akuzuar pa faj, largohen dhe presin qetësisht vendimin e drejtësisë të bindur në pafajësinë e tyre? Përse Berisha dëshiron t‘i ketë këta të dy gjithmonë pranë? Dyshimet shtohen pasi në media kanë dalë jo pak akuza dhe dyshime për përfshirje të njerëzve të afërt dhe miqve të Berishës në aferat e qeverisura nga dikasteri i Mediut apo i Bashës. Prandaj emërimi nga Berisha i Mediut dhe Bashës në qeveri, është një sfidë e hapur që u bëhet jo vetëm këtyre akuzave dhe dyshimeve, por edhe mostra e një konflikti interesi, madje edhe i një presioni të hapur mbi prokurorinë, drejtësinë dhe gjykatat që edhe pa këto duken mjaft të trembura.
***
Thënia e Berishës se ministrat e tij nuk do të kenë imunitet para drejtësisë është një blof për të paraqitur si morale veshjen prej tij me pushtet ekzekutiv të njerëzve që potencialisht mund të jenë të inkriminuar rëndë në shkeljen e ligjit. Sepse dihet që në Shqipëri drejtësia është aq e dobët, sa nuk po arrin të ndëshkojë shkelës të ligjit pa pushtet dhe jo më ata me pushtet. Po bëhen 20 vjet që në Shqipëri, me gjithë nivelet e larta të korruptimit të qeverive, nuk është ndëshkuar nga ligji asnjë ministër. Dukshëm është krijuar një aristokraci mbi-ligjore, një grup qytetarësh me pushtet që nuk i nënshtrohen ligjit. Me aktin e tij Berisha i ka futur Mediun dhe Bashën në kategorinë e këtyre njerëzve të pakapshëm nga ligji. Është kjo që nxit dyshimet se Berisha kërkon t‘u japë atyre garanci dhe siguri duke e shndërruar pushtetin në kolateral të korrupsionit. Por mos në radhë të parë vetes së tij? Mos vallë Kryeministri është vetë (apo familjarisht) i përfshirë në skandalet e Gërdecit dhe Rrëshen-Kalimashit, sa duke mbrojtur Mediun dhe Bashën në fakt mbron Berishën? Berisha tallet me gjendjen e mjeruar të drejtësisë, së cilës i dridhen gjunjët para pushtetit të tij, ndërsa deklaron se nuk do të ketë imunitet për ministrat e tij përballë "drejtësisë". Dhe duke rifutur Mediun dhe Bashën në qeveri, Berisha e detyron gjykatën që të përplaset në emër të ligjit jo me dy qytetarë që mund ta kenë dhunuar ligjin, por me pushtetin ekzekutiv, me qeverinë dhe Berishën vetë. Kur deklarohet se është i hapur që drejtësia të hetojë ministrat e tij pa imunitet, shihet qartë se Berisha luan me paaftësinë e drejtësisë për ta bërë një gjë të tillë. Akti i tij është po aq cinik dhe tallës me drejtësinë, sa ç‘ishte ai i diktatorit Enver Hoxha me shqiptarët kur i ftonte "të flisnin hapur për punën dhe për njerëzit", duke e ditur fare mirë që askush nuk do të fliste hapur për krimet (puna) e partisë dhe Enverit. Taktika e Berishës për të vënë drejtësinë dhe gjykatën përballë qeverisë, është një skenar që ndihet edhe nga një pushtet më i madh që ka sot qeveria mbi prokurorinë dhe gjyqësorin, pas ndryshimeve të Kushtetutës të bëra në bashkëpunim me Edi Ramën. Pas ndryshimeve të Kushtetutës, prokuroria, sikundër ka pohuar edhe Komisioni i Venecias, është më pak e pavarur nga qeveria.
Por edhe sikur të mos ishin të gjitha këto, dihet që disa procese gjyqësore zgjasin me vite. Pra, një ministër mund të ketë shkelur ligjin, por a duhet që ai të qeverisë punët e publikut vetëm sepse drejtësia nuk e ka thënë akoma fjalën e saj? A duhet të flejë i qetë publiku kur një njeri i dyshuar për krim qeveris fatet e tij? Përse atëherë një Kryeministër të mos propozojë për ministër një hajdut apo vrasës që është akuzuar se ka vjedhur apo ka vrarë, por nuk është provuar ende një gjë e tillë? Përse të mos fusë atëherë në kabinet edhe një kriminel që nuk i janë provuar krimet por gëzon prezumimin e pafajësisë, pra nuk është shpallur kriminel nga drejtësia? Përse të mos bëjë ministër "Al Kaponen", krimet e të cilit nuk u provuan asnjëherë derisa më në fund u kap për evazion? Letrat e atyre që qeverisin fatet e vendit dhe jetët e pronat e njerëzve duhet të jenë të qarta dhe të panjolla. Kjo është garancia minimale që publiku t‘u besojë i qetë këtyre njerëzve qeverisjen e jetëve të tij. Nëse jo, ç‘kuptim ka verifikimi i figurës, i mandateve, i pronave, i moralit të deputetëve dhe qeveritarëve? Kur Berisha sulmonte dikur Edi Ramën dhe kërkonte që ai të mos zgjidhej kryetar i Bashkisë së Tiranës, sepse kish dalë nudo në një plazh të Francës, merrte linjën e një puritanizmi të skajshëm dhe thuajse primitiv, por gjithsesi një puritanizëm në emër të moralit. Por ky qëndrim është krejt në kundërshtim me Berishën Kryeministër, që emëron në detyrë ministra që mund të kenë kontribuar në forma të ndryshme në vdekjen e qytetarëve apo shpërdorimin e parave të tyre. Ǒmund të thuhet për vetë "moralin" e këtyre personave që kanë detyrë të parë jo të qeverisin punët publike, por t‘i tregojnë publikut me prova se duart e tyre nuk janë të zhyera me gjak apo vjedhje? Pas "Gërdecit", Mediu dha dorëheqjen si ministër dhe Berisha e pranoi atë. Po ç‘ka ndodhur që nga ajo kohë? Mos vallë ranë akuzat ndaj Mediut, pra mos vallë nuk qëndrojnë më të gjitha ato shkaqe që e detyruan atë të japë dje dorëheqjen? Kjo pyetje qëndron edhe për Berishën: Çfarë ndryshoi në shkaqet që e detyruan të pranojë dorëheqjen e Mediut? Asgjë! Ndërkaq edhe kur Mediu dha dorëheqjen dhe Berisha e pranoi, ishte në fuqi ajo që Berisha e paraqet sot si "argument" për ribërjen e Mediut ministër, pra mosekzistenca e imunitetit të ministrave para drejtësisë. Atëherë përse Berisha pranon për ministër përsëri një person të cilit ia ka pranuar dorëheqjen për shkak të po të njëjtit skandal ende të pazbardhur dhe po në kushtet kur nuk kish mbrojtje imunitare? Shihet qartazi se Berisha po aplikon dy qëndrime për të njëjtët njerëz dhe të njëjtat skandale. Vetë Berisha mund të jetë shumë i bindur se Mediu nuk ka asnjë përgjegjësi në katastrofën e Gërdecit. Berisha mund të jetë i bindur se Basha nuk ka asnjë përgjegjësi edhe për kostot e larta, sa malet që po çan, të rrugës Rrëshen-Kalimash. Por publikut nuk i duhet besimi i dyshimtë dhe në konflikt interesi i Berishës. Publikut i duhet vendimi i drejtësisë. Dhe deri kur ai të jetë shqiptuar, njerëz si Mediu dhe Basha duhet të qëndrojnë jashtë qeverisë. E kundërta, pra ajo që ka ndodhur, është një arrogancë e hapur ndaj moralit publik që akuzon Kryeministrin për bashkëfajësi.