Studentët fitues të regjistrohen lista e dytë më 25 shtator
Maturantët që kanë gjetur emrin në listat e fituesve të fazës së parë duhet të nisen menjëherë për t‘u regjistruar nëse ende nuk e kanë kryer këtë procedurë. Nga dje, sekretaritë e fakulteteve kanë çelur dyert për të gjithë maturantët, ndërsa Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka dorëzuar udhëzimin për të gjitha fakultetet për të mbajtur hapur procedurën e regjistrimit deri më datën 20 shtator nga ora 08:00 deri në orën 18:00.
Data zyrtare e mbylljes së regjistrimeve në fillim u caktua më 18 shtator, por dje, në një konferencë për shtyp, drejtori i APRIAL-it, Frederik Shalsi, deklaroi se regjistrimet do të kryhen deri më datë 20 shtator. Ndërsa 25 shtatori do të shënojë mbylljen e fazës së parë të fituesve dhe shpalljen e fazës së dytë të fituesve. Lista përfundimtare e maturantëve që do të nisin studimet në vitin 2009-2010 do të jetë data 3 tetor.
Ultimatumi
Dje, në një konferencë, drejtori i APRIAL-it deklaroi se të gjithë maturantët të cilët janë shpallur fitues duhet medoemos të regjistrohen pranë fakulteteve ku kanë fituar dhe të presin për zgjidhje të tjera alternative, në bazë të ecurisë së regjistrimeve në fakultete. "Në rast se ju nuk regjistroheni deri në fund të afatit, atëherë ne do të marrim për të mirëqenë se jeni regjistruar pranë universiteteve të huaja", sqaroi dje drejtori i APRIAL-it, Frederik Shalsi. Sipas tij, data 25 shtator do të shënojë afishimin e listave të fazës së dytë të fituesve, ndërkohë që deri më datën 20 shtator do të vazhdojnë regjistrimet. Sugjerimi nga APRIAL-i është regjistrimi në kohë dhe të qenurit i vëmendshëm, si për afatin e regjistrimit edhe për të parë me kujdes spostimet e listave për të zbatuar parimin e preferencës dhe për të qenë më pranë degëve të dëshiruara. Por të gjitha këto duhet të shqyrtohen menjëherë pas mbylljes së regjistrimit në sekretaritë e universiteteve.
Regjistrimi
Dje, fakultetet kanë nisur regjistrimet, por fluksi i të interesuarve ka qenë shumë i ulët. Ndryshe nga vitet e kaluara kur radhët për regjistrim ishin të gjata, këtë herë maturantët fitues e kanë marrë me nge. Agjencia e Pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, nisur edhe nga fluksi i ulët i regjistrimeve, u ka bërë thirrje fituesve të dorëzojnë dokumentacionin për regjistrim, në të kundërt do të fshihen nga baza e të dhënave. Numri i studentëve fitues në këtë fazë ka qenë 19.100 maturantë.
Ditën e regjistrimit maturantët duhet të kenë me vete dhe dokumentacionin e nevojshëm. Ministria e Arsimit dhe rektorati i Universitetit të Tiranës kërkojnë si pjesë të procedurave dëftesën origjinale të pjekurisë, në mungesë të saj një listë notash me fotografi e nënshkruar nga drejtori i shkollës dhe drejtori i drejtorisë rajonale përkatëse.
Dokument i identifikimit letërnjoftim, kartë identiteti ose pasaportë dhe fotokopje të tij, në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit. Pjesë e dosjes janë edhe dy fotografi, mandatarkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1500 lekësh. Numri i llogarisë ku do të derdhet tarifa duhet të kërkohet në fakultetin përkatës.