E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavitetet, problemi më i madh i shqiptarëve

Problemi më i madh që kanë shqiptarët janë kavitetet. Ky është shqetësimi i parë që çon më pas në dëmtime serioze të dhëmbëve dhe neglizhencë të higjienës dhe kontrollit të aparatit të "përtypjes". Këto përfundime i ka dhënë dje Shoqata e Stomatologëve Shqiptarë, të cilët kanë referuar për problemet kryesore të dhëmbëve në vendin tonë, në Ditën Botërore të Shëndetit të Gojës.

Higjiena e gojës lihet pas dore ndërkohë që kujdesi lë gjithmonë për të dyshuar. Sipas stomatologëve, kariesi është sëmundja më e përhapur dentare, e cila prek të gjitha moshat. Në bazë të statistikave, në vendet në zhvillim, ku bën pjesë edhe Shqipëria, kjo sëmundje në 90% të rasteve mbetet e patrajtuar.

Veç kësaj një tjetër problem që kanë shqiptarët është edhe informacioni i pakët që kanë me higjienën e gojës, problemet e dhëmbëve dhe shqetësimet e tjera shëndetësore që mund të jenë rrjedhojë e neglizhencës së higjienës orale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›