E Diel, 1 Nëntor 2026

Analizat për helmimin, uji i pijshëm u bashkua me fekale

Autori i Lajmit: Redaksia

Situata e shtrimeve të qytetarëve në spitalin e Ballshit ka ardhur për shkak të ujit të pijshëm, i cili nga përgjigjet e analizave ka rezultuar të jetë bashkuar me ujërat e zeza.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht, Pëllumb Pipero, drejtor i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë.
Flet Drejtori Pipero
Sipas tij, tashmë situata emergjente e shtrimeve është kapërcyer, ndërsa nuk ka asnjë rast të ri të shtruar. Pipero tha se "pas trajtimit epidemiologjik, nuk rezultoi prania e virusit të shigelozës, e quajtur dizanteria, dhe as e salmonelës, e njohur në gjuhën popullore si tifoja. Ndërkohë, është vënë re prania e enterovirus, ose noravirus, dhe esherishakoli, virus që gjendet në trupin e njeriut, në zorrën e trashë". Tashmë po bëhen të gjitha verifikimet e duhura, nëse ka pasur apo jo ndërhyrje njerëzore në ujësjellës, ndërkohë që autoritetet shëndetësore këshillojnë mos hedhjen e mbeturinave urbane pranë ujësjellësit, si dhe shmangien e ndërhyrjeve në tubacion. Ekzaminimet në pikat fundore treguan se klorifikimi i ujit ishte më i ulët, sesa sasia. Aktualisht, janë ndërmarrë fushata për klorifikimin e ujit në sasi më të mëdha, por që nuk ndikojnë në shëndetin e popullatës. Në qytetin e Ballshit numri total i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore brenda dy ditëve ka qenë rreth 200.
Përgjigjet e analizave
Ministria e Shëndetësisë njofton se situata emergjente e ndodhur për shkak të shpërthimit te infeksionit gastrointestinal në qytetin e Ballshit tashmë është kapërcyer. Ashtu siç ndodh, në situata të ngjashme epidemiologjike shpërthimi epidemik edhe pse i kufizuar vetëm në qytetin e Ballshit dhe në dy-tri fshatra përreth pati një ecuri normale, e cila kulmin e saj e pati me shpërthimin e para dy ditëve. Edhe pse hetimi epidemiologjik vazhdon situata dëshmon qartë se burimi infeksionit ka qenë uji i pijshëm, i cili në disa pika ka rezultuar me klor mbetës më pak se norma dhe gjithashtu është izoluar E. Coliy dhe një eneterovitus i përcaktuar si noraviruz që jeton në zorrën e trashë të njeriut. Ekipi që heton gjendjen nuk ka identifikuar ende portën hyrëse, apo vendin ku janë kryqëzuar ujërat e zeza me ujin e pijshëm. “Ujësjellësi është hapur, sasia e klorit është dyfishuar.

Ky lajm është publikuar: 13/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›