Arben Malaj: Zgjidhja, detyrim ndaj sfidave integruese
Autori i Lajmit: Lorena Killo
Për të hyrë brenda çadrave të grevës së urisë nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë as të qëndrosh brenda. Në fillim duhet marrë leje nga organizatorët e grevës ose nga drejtues të lartë të PS-së.
Jashtë oratorët flasin dhe përshëndesin grevistët, bëjnë thirrje për transparencë dhe mjete demokratike, por brenda qëndrimi është shumë më i ashpër. Ata janë shumë të vëmendshëm ndaj mediave. Lexojnë pothuajse çdo gazetë dhe ndjekin çdo edicion informativ. Heshtin të gjithë dhe vëmendja është maksimale kur dëgjohen lajmet për shëndetin e grevistëve që lënë grevën dhe transportohen me urgjencë drejt spitalit. I rrethuar nga mbështetës rreth shtratit të tij Arben Malaj, në një intervistë për “Ballkan” shpjegon pse opozita mori këtë vendimin për të hyrë në grevë dhe si mund të zgjidhet kriza në kushtet aktuale. Ai flet për gjendjen e grevistëve dhe thekson se duhet vullnet njerëzor dhe politik për të zgjidhur krizën.
Cila është gjendja shëndetësore e gjithsecilit dhe si po e përjetoni ju grevën?
Motivi i kësaj greve është jetik për demokracinë në vendin tonë. Ndoshta greva e urisë nuk është mënyra më e mirë për të ndikuar në përmirësimin e transparencës së votës dhe të demokracisë, por mbeti e vetmja përballë mungesës së vullnetit dhe sidomos përballë arrogancës me të cilën kjo mazhorancë reagon ndaj kërkesave jo vetëm të opozitës. Vendimi im për pjesëmarrje në këtë grevë është i motivuar fort edhe nga fakti se ka rreth një vit që vendi ndodhet në një ngërç politik. Greva e urisë ka rritur sensibilitetin publik në vend dhe tek ndërkombëtarët për pasojat negative që situata politike po krijon mbi integrimin ekonomik dhe mbi zhvillimet ekonomike e sociale në vend. Kudo krizat politike dëmtojnë ekonominë, por në rastin e vendeve si Shqipëria me institucione kushtetuese të dobëta dhe me gjendje ekonomike të rënduar, efektet përkeqësuese rriten më shumë shpejtësi. Kam vlerësuar dhe shpresoj që greva e urisë të mund të ndikojë pozitivisht mbi të gjithë faktorët politike për ta kthyer vendin në normalitet dhe për ta fokusuar politikën tonë në sfidat e integrimit dhe në reformat ekonomike aq shumë të domosdoshme. Kam marrë pjesë në grevë i bindur se është një akt fisnik dhe që në mënyrë paqësore do të ndikojë të mos zgjatet periudha e ngërçit politik dhe të mos varfërohen më tej shqiptarët pavarësisht përkatësisë së tyre partiake.
Dështimi i Delegacionit Parlamentar shqiptar?
I pari për këtë shkak në historinë e Parlamentit Evropian dhe ndoshta i pari edhe në historinë e Parlamentit shqiptar pas viteve 90. Në historinë e Parlamentit Evropian është hera e tretë e mosarritjes së një deklarate të përbashkët. Kolegët e mi europarlamentarë me sqaruan se në dy rastet e tjera, në rastin e Turqisë dhe Maqedonisë, delegacionet kanë qenë unike, për të mos pasur një deklaratë të përbashkët me delegacionin e PE-së. Për ne është hera e parë që delegacioni shqiptar nuk arrin konsensusin për një deklaratë të përbashkët me delegacionin e Parlamentit Evropian. Njëkohësisht është hera e parë në historinë e Parlamentit Evropian, që nuk arrihet një deklaratë e përbashkët me një vend, për shkak të mosmarrëveshjeve brenda delegacionit të atij vendi.
Cila është përgjegjësia e dështimit dhe pasojat e tij?
Në kushte normale, pjesa mazhoritare duhet të synonte maksimumin e konsensusit, për të arritur deklaratën e përbashkët. Ne si opozitë ofruam konsensusin të tërhiqeshim të dy palët, PS dhe PD, nga propozimet tona dhe të jepnin konsensus mbi draftin e propozuar nga PE. Kjo do të mund të reduktonte qëndrimet strikte dhe të miratonte deklaratën e përbashkët. Mosarritja e konsensusit midis nesh tregon përkeqësimin e ambientit politik në vendin tonë. Përgjegjësia e dështimit qartësohet nga pasojat e këtij dështimi. Akoma është i paqartë efekti negativ i kësaj situate politike mbi liberalizimin e vizave. Delegacioni parlamentar shqiptar ishte unik, në kërkesën për përfitimin sa më parë të kësaj të drejtë për të gjithë shqiptarët. Edhe pse nga pikëpamja burokratike, procesi i vizave konsiderohet i ndarë nga procesi i përfitimit të statutit të vendit kandidat, është vështirë të besosh se kjo situatë politike nuk do të ndikojë, qoftë edhe përkohësisht, vështirë të vlerësohet se kjo do të jetë disa ditë apo disa muaj. Do të ishte shumë mirë që të mos kishim asnjë ndikim negativ, qoftë edhe një ditë të vetme.
Presidenti Bamir Topi rinisi takimet me faktorin ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës. Besoni se do të zgjidhet kriza nga partnerët e Shqipërisë?
Fillimisht, dëshiroj të përsëris falënderimin dhe mirënjohjen që si deputet i Shqipërisë i shpreha drejtpërdrejt komisionerit të Zgjerimit, Fule, kreut të delegacionit të Parlamentit Evropian, Kukan, dhe gjithë kolegëve europarlamentarë. Ne duhet tu jemi mirënjohës SHBA dhe BE-së, që gjatë këtij tranzicioni të vështirë kanë asistuar nga afër Shqipërinë dhe i kanë dhënë mbështetje për integrimin në strukturat euroatlantike. Ne patëm mbështetjen e tyre për anëtarësimin në NATO. Ne presim mbështetjen për lëvizjen e lirë dhe statusin e vendit kandidat. Mbështetja e tyre dje nuk është thjesht për të zgjidhur këtë ngërç politik, por për të përmirësuar rrënjësisht funksionimin demokratik të vendit, si parakusht për t`i dhënë stabilitet politik dhe prosperitet ekonomik. Angazhimi i partnerëve ndërkombëtarë rrit shpresat që të gjendet një zgjidhje dhe që mundësisht ajo të jetë pikënisje e një procesi reformash përmirësuese të demokracisë dhe ekonomisë, që duhet të materializohet në përmirësime të konstatueshme në jetën e përditshme të çdo shqiptari.
Mazhoranca deri tani ska dhënë ndonjë zgjidhje, si do të shkohet më tej, ndërkohë që gjendja e grevistëve sa vjen e rëndohet?
Ky qëndrim i mazhorancës po krijon një kosto të rëndë ekonomike, sociale dhe politike për vendin. Mazhoranca nuk po dëgjon thjesht opozitën, por nuk po dëgjon as mesazhet e drejtpërdrejta nga komuniteti ndërkombëtar. Komisioneri i Zgjerimit, Fule, nga Kosova paralajmëroi se zgjidhja duhet të jetë sa më e shpejtë, sepse ngërçi politik rrezikon opinionin e Komisionit të Zgjerimit për kërkesën tonë për statusin e vendit kandidat. Jo vetëm kaq, por kundërmitingjet dhe seancat parlamentare plot cinizëm dhe urrejtje, janë përgjigjet e vetme që ne dhe publiku shikojmë nga ana e mazhorancës. Mazhoranca po tregon se nuk ndjen përgjegjësi për sfidat e vendit dhe është stoike në qëndrimet e saj, duke injoruar kërkesat për transparencë të votës, duke injoruar edhe grevën e urisë së deputetëve të opozitës dhe mbështetësve të tyre. Ky qëndrim ka një motiv: ethet e pushtetit dhe të zgjedhjeve. Ndaj në politikë qartësohet: Një politikan interesohet për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa një burrë shteti për të ardhmen e vendit. Kjo mazhorancë po e dëmton rëndë demokracinë dhe të ardhmen evropiane të vendit.
Sipas jush, cila është zgjidhja, besoni se nëpërmjet grevës do të keni rezultat?
Gjithmonë ka një zgjidhje, kur ekziston vullneti njerëzor dhe politik. Deri tani jo vetëm në raport me grevën e urisë, por edhe nga deklaratat dhe aktivitetet konkrete të PD, sidomos në aktivitetin parlamentar, konstatohet mungesa e vullnetit, arroganca, mentaliteti i konflikteve dhe mentaliteti krizëdashës i kësaj mazhorancë. Zgjidhje ka dhe nuk duhet vonuar. Zgjidhja duhet të vijë nga përgjegjësia e pasojave të krizës politike. Zgjidhja duhet të vijë si detyrim ndaj sfidave integruese të vendit. Ajo nuk duhet të synojë thjesht mbylljen e grevës së urisë, por duhet të shoqërohet me një paketë reformash përmirësuese në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor, reforma që eliminojnë përsëritjen e krizave të tilla. Unë jam optimist që reagimi publik në rritje, greva e urisë dhe angazhimi i ditëve të fundit i partnerëve ndërkombëtarë do të imponojnë zgjidhjen e kësaj krize.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010