Analizat per vrasjen e 15 vjecarit
Kane dale dje rezultatet e analizave balistike te cilat, pas analizave kimike, kane zbuluar shenja suvaje ne plumbin qe ka perfunduar ne zemren e djaloshit 15 vjecar. Sipas mjekut ligjor vertetohet qe plumbi ka shkuar ne fillim lart, ka bere rikoshete diku dhe ka perfunduar ne trupin e te riut. Keshilltaret teknike te familjes qe kane marre pjese ne analizat balistike besojne se plumbi ka ardhur nga anash dhe jo nga lart. Por gjithsesi edhe ne se vertetohet versioni i rioshetes, familjaret nuk perjashtojne faktin qe polici grek ka dashur te qelloje djaloshin, por nuk ka qelluar ne shenje dhe me pas plumbi ka bere rikoshete. Veprimi i fundit qe ka ngelur nga organet e hetimit eshte vete riprodhimi i gjithe ngjarjes ne vendin ku ajo ka ndodhur per ta pare faktikisht si ka ikur plumbi.
Avokatet e familje se djaloshit insistojne ne tezen e ekzekutimit te tij, sepse sic thone ata si do qe te kene qene rrethanat e ngjarjes nuk justifikohet nga asnje fakt qe polici grek te nxirrte pistoleten dhe te qellonte qofte edhe per te frikesuar.