Nje shans per konsensus mbi Irakun
Nga John McCain, Senator Republikan
Joe Lieberman, Senator Demokrat
Lindsey Graham, Senator Republikan
Pas vizites sone ne Irak kete muaj, ajo qe dikur ishte e pamendueshme tani eshte duke u realizuar: Nje Irak i qendrueshem, i sigurt dhe i lire eshte duke u shfaqur. Dhuna ka rene ne nivelet me te uleta prej muajve te pare te luftes. Sunitet arabe te cilet dikur formonin berthamen e revoltes jane sot nder aleatet tane me te qendrueshem ne luften kunder Al-Kaides. Nje marreveshje mbi statusin e forcave ushtarake midis Irakut dhe Amerikes do te hyje ne fuqi muajin e ardhshem, duke ofruar terheqjen e trupave amerikane dhe nje rritje proporcionale te vetembrojtjes ne Irak. Edhe politika irakiane eshte duke marre gjithnje e me shume cilesite e nje demokracie qe po funksionon. Megjithese pasiguria dhe rreziku mbeten te larta, fitoret e arritura nuk jane te pakthyeshme, situata ne Irak eshte permiresuar ne menyre drastike prej diteve te erreta perpara revoltes.
Tani eshte koha per te pamunduren te ndodhe ne Uashington. Per disa vitesh ne te kaluaren Iraku ka percare dhe polarizuar partite tona, politikeberesit tane dhe njerezit tane. Debati mbi luften shpesh ka qene shperfytyruar nga politika dhe percarja, duke perjashtuar konsensusin kombetar aq te rendesishem per sigurine amerikane ne nje bote te rrezikshme. Presidenti i zgjedhur Barak Obama ka mundesine ti jape fund kesaj dinamike destruktive dhe te rindertoje konsensusin bipartizan mbi politiken e jashtme amerikane, perfshi rrugen per te ecur perpara ne Irak. Duke emeruar udheheqes te talentuar, me parime dhe pragmatiste ne kabinetin tone te sigurise kombetare, presidenti i zgjedhur gjithashtu ka treguar se ai deshiron te lere menjane politiken e jashtme si zakonisht. Tani ekipi drejtues i Sekretarit te Mbrojtjes Bob Gates, Sekretares se ardhshme te Shtetit Hilalry Klinton dhe gjenerali Jim Jones, keshilltari i ardhshem per ceshtjet e sigurise kombetare, mund te zbatojne kredencialet e tyre gjithepartiake per te ndihmuar presidentin e zgjedhur per te krijuar nje politike mbi Irakun e cila do te siguroje njelloj mbeshtetjen e demokrateve dhe republikaneve. Kongresit nuk do t'i duhet me te bllokohet ne nje lufte partizane llogoresh mbi datat e terheqjes dhe shkurtimin e fondeve. Detyra jone e perbashket dhe kryesore tani eshte te punojme se bashku per te mbeshtetur nje ridislokim te pergjegjshem nga Iraku mbeshtetur mbi nje realitet te ri me te mire ne terren.
Per te arritur kete, presidenti i zgjedhur, ekipi i tij i sigurise kombetare dhe te gjithe ne ne Kongres duhet te kerkojme keshillat e Gjeneralit David Petraeus, drejtuesit te Komandes Qendrore Amerikane, dhe Gjeneralit Ray Odierno, komandant i forcave te koalicionit ne Irak. Gjenerali Odierno ishte arkitekti operacional i ndryshimit ne 2007, kur ai sherbente si zevendes i gjeneralit Petraeus, si edhe strategjine per angazhimin e fiseve tribale e cila bindi sunitet te braktisnin revolten dhe te kalonin ne anen tone. Gjenerali Odierno - si komandanti aktual ne terren - eshte personi gjykimi i te cilit duhet te jete pothuajse percaktues ne ate sesa shpejt dhe sa thelle mund te urdherohet nje reduktim i pergjegjshem i trupave.
Mbeshtetur mbi vezhgimet dhe konsultimet tona ne Bagdat, ne jemi optimiste se presidenti i zgjedhur Obama do te jete ne gjendje te plotesoje vitin e ardhshem nje hap madhor te planit te tij per terheqjen duke ridislokuar trupat luftarake amerikane nga qytetet e Irakut ndersa do te mbaje nje force te dislokuar per te stervitur dhe keshilluar aleatet tane irakiane. Megjithate, ne paralajmerojme, se 2009 do te jete nje vit vendimtar per Irakun, me zgjedhjet lokale dhe me pas ato kombetare realizimi i sigurt dhe legjitim i te cilave do te varet nga angazhimi yne i vazhdueshem. Duke lejuar nje numer me te madh forcat qe te qendrojne ne Irak per nje kohe te shkurter, ne do te jemi ne gjendje te vendosim kushtet per shkurtime akoma me te thella te trupave tona me pas.
Ndersa ne reduktojme numrin e forcave luftarake ne Irak, interesat tona kombetare atje do te varen nga nje shkalle ne rritje e aftesise sone diplomatike. Per kete arsye ne i kerkuam administrates Bush ne largim qe te vepronte me shpejtesi, dhe ne koordinim me administraten e ardhshme Obama, per te caktuar nje pasues te pershtatshem per Ambasadorin Ryan Crocker, i cili ka shpallur synimet e veta per tu larguar nga ky post delikat ne Bagdan ne fillim te vitit te ardhshem. Ambasadori Crocker ka bere nje pune heroike ne farketimin e nje bashkepunimi konstant dhe te paprecedent midis ambasades amerikane dhe ushtrise - pikerisht ate lloj partneriteti te ngushte civilo-ushtarak qe eshte ne zemer te masave te suksesshme kunder kryengritjes. Per te siguruar qe ky bashkepunim te vazhdoje, ne besojme se eshte e domosdoshme te caktohet nje individ me aftesite maksimale te mundshme dhe kompetence te provuar - preferueshmerisht, dikush qe do te jete ne Irak perpara largimit te Ambasadorit Crocker. Duke mbrojtur fitoret tona dhe duke menaxhuar tranzicionin e ardhshem te pergjegjesive ne Irak, ne kemi mundesine te kthejme ate e cila ne vitet e kaluara ka qene nje pergjegjesi strategjike ne nje aset strategjik.
Irakenet jane te lodhur nga prania e nje numri te madh trupash te huaja ne vendin e tyre, ashtu sic e tregoi per fat te keq incidenti i goditjes me kepuce gjate vizites se fundit te presidentit Bush ne Bagdad. Keto ndjenja do te zvogelohen ndersa trupat amerikane terhiqen, por ato ne asnje menyre nuk do te erresojne konsensusin e konsiderueshem qe ekziston midis lidereve te zgjedhur ne menyre demokratike te Irakut lidhur me ndertimin e nje partneriteti afatgjate me SHBA. Iraku mund te sherbeje si nje spirance stabiliteti ne rajon, nje kunderpeshe per hegjemonine iraniane dhe nje model i demokracise per Lindjen e Mesme.
Ky rezultat akoma nuk eshte i garantuar, as me te gjitha sukseset qe ne kemi pare gjate dy viteve te kaluara ne Irak. Kjo eshte arsyeja qe e ben akoma me te rendesishme qe republikanet dhe demokratet te lene menjane diferencat mbi Irakun qe na kane ndare neve ne te kaluaren. Presidenti i zgjedhur ka shansin te riparoje kete te care ne politiken tone duke adoptuar nje varg politikash, duke u mbeshtetur mbi gjykimet me te mira te komandanteve dhe diplomateve tane ne terren, qe te gjithe ne - demokrate dhe republikane - te mund ta mbeshtesim. Ne kemi shpresa te medha se ai do te veproje ne kete menyre.
"The Washington Post"