Athina, prag Krishtlindjesh me "Molotov"
Perseri perleshje ne Athine. Disa qindra studente jane perleshur me policine gjate demonstratave antiqeveritare, te cilat hyne ne javen e trete. Keto demonstrata vijne pas vrasjes se 15-vjecarit, Aleksandros Grigoropulos, i cili vdiq gjate perleshjeve me policine me 6 dhjetor. Studentet kane gjuajtur dje me gure dhe shishe ne drejtim te policise, ndersa policet i kane bllokuar rruget lokale dhe i kane shperndare studentet me gaz lotsjelles. Pas hedhjes se gazit studentet jane fshehur ne kompleksin universitar, ku policia e ka te ndaluar te hyje. Ne oret e pasdites, konfrontimet midis grupeve te te rinjve dhe forcave speciale te policise sidomos ne bulevardin Akadhimias. Ka qene aq mbytese atmosfera sa qe ka pasur shume njerez qe kane pasur veshtiresi ne frymemarrje nga bombat me gaz lotsjelles.
Pikerisht ne kete situate kaosi shenohet nje tjeter incident ne Athine, rrethanat e te cilit nuk jane bere ende te ditura. Dihet vetem qe nje djalosh 16 vjecar qe rrinte bashke me shoket e tij ne rruge eshte plagosur ne dore ne lagjen "Peristeri" naten duke gdhire dita e djeshme, nga nje plumb i verber qe nuk dihet se nga ka ardhur. Si rrjedhoje gjendja eshte tensionuar me shume, ndoshta me shume se kater pese ditet e fundit.
Tensionet me te medha jane shenuar rreth shkolles juridike ku te rinj kane dale edhe kane djegur flamurin grek, ndersa te tjere kane vene zjarr te kater makina te cilat i kane perdorur si barrikade. Pas ketyre trazirave policia ka vene ne pranga 6 persona.
Sakaq, jane paralajmeruar protesta te reja nga organizata sindikaliste te sektorit privat dhe shteteror. Konfederata e Pergjithshme e Punonjesve te Greqise ka zhvilluar proteste jashte Parlamentit, kunder votimit te buxhetit te ri te 2009-es.
Edhe emigrantet dhe organizatat e ndryshme kane zhvilluar dje nje miting proteste ne kuadrin e dites boterore te emigrantit. Pjesemarresit protestojne per faktin se mbi 11 000 emigrante te huaj kane humbur jeten ne perpjekjen e tyre per t'u futur ne nje vend te BE-se, ne dhjetevjecarin e fundit. Ndersa ne gjithe boten numri i emigranteve shkon ne 200 milion, dy here e gjysme me shume se ne 1995.