Analizat politike si komentet sportive
Ermal Hasimja
Një nga ish-profesorët e mi më të nderuar, Bashkim Gjergji, na mësonte që në orët e para të kursit të tij , përpara 15 vitesh (dhe e bën akoma me profesionalizëm dhe pasion) se mediat nuk janë thjesht një biznes, por kanë një rol të rëndësishëm brenda një demokracie. Ky leksion u ka humbur përgjithësisht mediave shqiptare. Pikërisht sepse një pjesë të mirë të kohës mediat e konsiderojnë dhe ofrojnë analizën politike si të ishte koment i një ndeshjeje sportive. Dhe jo vetëm e trajtojnë, por edhe e prodhojnë.
Në fund të fushatës zgjedhore 2009, një pjesë e mediave bënë njëfarë autokritike për varësinë e tyre ndaj marrëdhënieve publike të partive politike. Në fakt, televizionet transmetuan kryesisht imazhe të parapërgatitura nga partitë, qoftë për rehat, qoftë për pamundësi teknike, qoftë për papërgjeshmëri publike. (Sikur pronarët e tyre të investonin pak më tepër në etikën profesionale!). Për një pjesë të këtyre mediave ka shumë mundësi që kjo autokritikë të ishte thjesht një temë për emisionin e radhës, në atmosferën e një përsëritjeje temash të mërzitshme fushatore.
Në fakt, sjellja e mediave gjatë fushatës nuk dallon në parim nga sjellja e përgjithshme ndaj politikës. Madje, nuk dallon as nga mënyra se si politika shqiptare e sheh veten. Si cirk.
Ky cirk ka dy regjisorë. I pari është vetë elita politike shqiptare, që priret përgjithësisht të zhvendosë të gjithë gjykimin e votuesve nga idetë dhe programet për ta çuar drejt njerëzve. Tezat e tipit “përtej së majtës e së djathtës” (e dëshmuar si e dështuar tashmë) apo “edhe të majtë, edhe të djathtë” fshehin prapa tyre pikërisht këtë mesazh: përtej ideve, tek njerëzit. Kështu elektoratit nuk i ofrohet një përballje mes programit të partisë X dhe partisë Y, por një përballje gladiatorësh mes kryetarit X dhe kryetarit Y. Mirësevini në epokën e shpellave.
Regjisori i dytë është vetë media. Shumica dërrmuese e debateve televizive, lajmeve, analizave (fatmirësisht jo të gjitha), kanë për objekt kryesor interesi çështje të tipit: Çfarë do të bëjë filani për të hequr qafe fistekun; Cili është treguar burrë i vërtetë dhe cili mashtrues i pafytyrë; A ka ndonjë komplot të grupit X ndaj klanit Y; Cila është strategjia e kryetarit për të mbajtur pushtetin apo e antikryetarit për të rrëzuar kryetarin, si do të ishte rezultati nëse do të ndryshonte ndonjë nga 100 ndryshorët taktikë, etj., etj. Rrjedhimisht, një gazetar apo analist i mirë është ai që zbërthen si duhet taktikat dhe komplotet e partive dhe kryetarëve, që i dalin parashikimet profetike për rezultatet e zgjedhjeve ose puçeve, apo ai që shpjegon pse dështuan sondazhet, pasi ka analizuar për 2 muaj rresht realitetin politik përmes tyre, etj., etj.
Shkrimi im i datës 3 gusht me titull “Apologji me doreza e kokës së turkut” mendoj se vuajti pasojat e këtij vizioni prioritar për politikën. Nga një shkrim për mungesën e debatit ideor brenda një partie dhe fokusimin tek betejat mes individëve, ai u interpretua (dhe kritikua) më tepër si një shkrim i bërë kundër ose pro X apo Y. Pikërisht për të kundërtën e asaj që ishte shkruar. Në të vërtetë, ashtu si shumica e shqiptarëve, por për arsye studimi dhe jo thjesht votimi, nuk më intereson fare fati i njërit apo tjetrit politikan, por idetë dhe programet që ata propozojnë për votuesit. Sepse idetë dhe programet janë shumë më të rëndësishme sesa karriera e një individi në partinë e tij. Nuk mendoj se interesi kryesor i qytetarëve është t’i shtojnë argëtimit të tyre një telenovelë të re politike, por të marrin vesh saktësisht se çfarë ofrojnë njerëzit që synojnë t’i qeverisin sot apo nesër.
Ky lloj cirku politiko-mediatik fatkeqësisht nuk është dhe aq i pasuksesshëm: jo thjesht sepse shqiptarët nuk kanë kulturën e duhur politike, por edhe sepse nuk kanë dhe aq zgjedhje. Debatet politike janë shumë të ndjekur në Shqipëri. Madje, po aq të ndjekur sa të mërzitshëm dhe të pavlefshëm për demokracinë shqiptare. Duket se regjisorët ia kanë arritur qëllimit. Një pjesë e mirë e publikut gjendet vazhdimisht përpara një debati politik në një situatë të tipit “na çanë kokën këta”, pa e ndërruar kanalin megjithatë. Nuk është për t’u çuditur pastaj që dëgjon rrugës qytetarë të thjeshtë, që diskutojnë si strategë të vërtetë elektoralë dhe që janë shumë të aftë të kuptojnë marifetet e politikanëve dhe të bëjnë parashikime profesionale taktike, sesa të ndihmojnë fëmijët e tyre për problemet e aritmetikës së klasës së parë. Por pyetja është çfarë efekti ka ky cirk në demokracinë shqiptare? Çfarë efekti ka në marrëdhënien përfaqësuese, që supozohet të ndërtojnë partitë me votuesit e tyre? Unë besoj se përgjigjja është jo.