Pranga Sali Lushës, ish truproja i Berishës shkaktoi ndotje akustike
Shoqërohen në polici dhe 7 persona të tjerë që u përfshinë në debat me policinë. Sali Lusha është pronar i diskos “Rio” në Shkëmbin e Kavajës, nuk respektoi orarin e muzikës
Ndotja akustike ka çuar në qeli ish-truprojën e kryeministrit Berisha, Sali Lusha.
Mësohet se Lusha nuk ka zbatuar urdhrin e Policisë së Shtetit për ndotjen akustike në zonën e plazhit. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes duke u gdhirë dita e sotme kur Sali Lusha i cili është pronari i një kompleksi në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” ka thyer urdhrin e policisë për ndotjen akustike. E sinjalizuar për zhurmat në lokal, policia ka shkuar menjëherë por atje është përballur me pronarin e lokalit i cili njihet si ish-truproja i Sali Berishës, dhe që për të nuk është hera e parë të përballet me policinë. Lusha, ka kundërshtuar urdhrin e efektivave të policisë të ulë volumin e muzikës në lokalin e tij, duke i hapur rrugë konfrontimit me policinë. Mes tyre është zhvilluar një debat ku janë futur edhe shtatë të rinj të cilët u shoqëruan në polici bashkë me Sali Lushën. Ata akuzohet për kundërshtim të forcave të policisë.
Ngjarja
Gjatë mbrëmjes të së mërkurës policia ka vënë në pranga pronarin e Kompleksit Rio në Golem për shkak të mos zbatimit të urdhrit më të fundit për ndotjen akustike në bregdet. Sipas policisë arrestimi i ish truprojës së kryeministrit Berisha është bërë për shkak të prishjes së qetësisë publike dhe kundërshtim të forcave të policisë. Ndërkohë kanë reaguar menjëherë pushuesit që ndodheshin të pranishëm mbrëmjen e djeshme në diskon “Rio” në Golem , duke theksuar se policia është sjellë në mënyrë agresive pa motiv dhe mbi të gjitha deklarojnë se u është prishur mbrëmja pa shkak. Ndërsa kompozitori Gjergj Leka i cili dha shfaqje të mërkurën në kompleksin e Sali Lushës, shprehet se dhuna e policisë nuk kishte të bënte me oraret e muzikës sepse sipas tij janë zbatuar të gjitha oraret e vendosura për mbylljen e mbrëmjes duke i dhënë fund në 23:59 minuta. Leka thekson se dhuna e përdorur është e papranueshme. Në debatin e mesnatës të së mërkurës janë përshirë dhe 7 të rinj, për të cilët gjithashtu është prerë fletë arresti. Të rinjë, Visar Kashari, Shkëlzen Susa, Mariglen Blliku, Renaldo Gecaj, Rusin Grazhani, Avdyl Gjomakaj dhe Egdar Muça janë arrestuar në të njëjtën akuzë, kundërshtim të forcave të policisë dhe prishje të qetësisë publike.
Masat
Ministria e Brendshme ka publikuar një urdhër që parandalon ndotjen akustike në ambientet e pushimit pas mesnatës. Vetëm të premten dhe të shtunën, lokalet e zonave turistike mund të zgjasin orarin deri në orën 02:00 të mëngjesit, por jo më shumë. Ky urdhër i policisë, i cili është përcjellë në të gjitha drejtoritë e qarqeve, ka ardhur pas ankesave të shumta të turistëve dhe banorëve për zhurmat e krijuara. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëri të ditur dje zyrtarisht se ka marrë masa për të siguruar qetësinë akustike në të gjitha plazhet dhe zonat turistike të vendit. Kjo nismë vjen nga ankesat e shumta të qytetarëve dhe shqetësimet e vazhdueshme të turistëve vendas dhe të huaj, që pushojnë në plazhet e Shqipërisë, për ndotjen akustike (zhurma e diskove) tej normave të lejuara dhe jashtë orareve të përcaktuara. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, të gjitha drejtoritë e policisë në qarqe dhe komisariatet e policisë, që në territoret që mbulojnë ka zona turistike, do të marrin masa të ndërpresin aktivitetet që krijojnë ndotje akustike në zonat turistike. Që nga dita e hënë e deri të enjten pas orës 24.00, dhe për ditët e premte dhe e shtunë pas orës 02:00, nuk do të lejohet asnjë lokal që të qëndrojë hapur e të sjellë shqetësime për pushuesit. Policia lajmëron se për rastet e prishjes së qetësisë publike, të parashikuara nga neni 274 i Kodit Penal, do të kryhen veprimet procedurale dhe materialet do t‘i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor.
Muzika e lartë në bregdet, qindra denoncime dhe telefonata në polici
Zhurmat e klubeve të natës janë denoncuar herë pas here nga qytetarët dhe turistët në polici. Denoncimet kanë qenë të shpeshta, sidomos në sezonin e verës në plazhin e Durrësit dhe Vlorës, ku banesat ndodhen mbi klubet e natës, të cilat janë të shpeshta në zonën e bregdetit. Kjo, pasi pronarët e bareve dhe restoranteve, gjatë sezonit turistik ofrojnë argëtim me muzikë "live" në ambientet e tyre për të tërhequr sa më shumë klientët turistë. Aksione të tilla janë kryer edhe në Tiranë, por nga policia bashkiake. Aksioni i fundit i policisë bashkiake të kryeqytetit për të ulur nivelin e zhurmave nga
lokalet e natës ka përfunduar me 14 gjoba të vendosura. Bëhet fjalë për lokalet e zonës më të frekuentuar të metropolit shqiptar, ato të zonës së ish-Bllokut dhe aksioni u realizua dy ditë më parë. Kjo masë ndëshkimore është marrë ndaj tyre, pasi nuk kanë përdorur silenciatorë për muzikën pas orës 23:00 të mbrëmjes, megjithëse policia bashkiake i kishte paralajmëruar për këtë gjë. Ndërkohë, drejtuesit e kësaj policie shprehen se, nëse ky do të jetë një veprim i përsëritur nga pronarët e lokaleve, nuk do të mungojnë as masat ekstreme, pra mbyllja e tyre.
7 Gusht 2009