E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, ofertë Rezart Dabullës dhe Skerdi Bejzades

Dinamo, ekipi shqiptar që merr pjesë në Kupën UEFA, këkron të bëjë të sajët dy lojtarë cilësorë të kampionatit shqiptar. Dy emra të spikatur të Superligës, mbrojtësi Rezart Dabulla ( i larguar nga Tirana) sulmuesi dhe Skerdi Bejzade ( i larguar nga Elbasani) janë në fokusin e presidentit blu, Besnik Suklaj por dhe në preferencat e trajnerit Faruk Sejdini.
Dabulla, i aktivizuar më parë më Lushnjën dhe Tiranën, konsiderohet një nga mbrojtësit më të fuqishëm të kampionatit, ndërkohë që në biografinë e tij janë 13 trofe (5 kampionate, 5 Superkupa dhe 3 Kupa të Shqipërisë).
Bejzade, ish-futbollisti Vllaznisë, Partizanit dhe Elbasanit, por edhe Arminia Hanoverit në Gjermani, është një nga sulmuesit më të potentë, edhe pse është shfaqur në rolin e një mesfushori ofensiv. Skerdi Bejzade ishte golashënuesi më i mirë i Elbasanit sezoni e kaluar me 16 gola (58 gola në karrierën e tij) që nga 30.10.1991, kur është aktivizuar edhe për herë të parë me Dinamon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›