Turbina/ Muharem Dosti në krye të ekipit
Pas largimit të trajnerit Luan Metani, është emëruar 42-vjecari Muharem Dosti në krye të pankinës së Turbinës së Cërrikut, klubit që militon në Kategorinë e Parë. Elbasanasi Muharem Dosti, ish-futbollist i përfaqësueses kuqezi (1 ndeshje kundër Greqisë në vitin 1989) ka qenë edhe tekniku që e coi Turbinën në Kategorinë e Par, nga e Dyta ku bënte pjesë dy sezone më parë.
Së shpejti Turbina do të fillojë përgatitjet në stadiumin "Nexhip Trungu".