Lushnja fiton 1-0 në miqësoren me Naftëtarin
Lushnja, ekipi që do të militojë në Kategorinë e Parë këtë sezon, fitoi ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar në harkun e një jave. Pas fitores 2-1 me Apoloninë në "Loni Papuciu" të qytetit të Fierit, ekipi lushnjar i drejtuar nga dyshja Artan Bano-Saimir Malko fitoi me Naftëtarin e qytetit të Kucovës. goli u shënua nga Saimir Xhagalliu (65').
Lushnja u paraqit me këtë formacion: Spaho, Dhima, Gazheli, Ndoni, Byzhyti, Cuko,, Sefa, Elezi, Topi, Sula, Cela.