Trajner Ulrih Shulze “gjermanizon” Vllazninë
Portieri gjerman, 33-vjecari Lutz Phanevstil mund të jetë portieri i parë i Vllaznisë në edicionin 2006-2007, duke i zënë vendin portierit veteran të shkodranëve. Phanevstil ka mbrojtur portën e Lids Junaitid (Angli), Lin (Norvegji), është aktivizuar në kampionatin rumun dhe atë të Zelandës së Re.
Po për Vllazninë kanë firmosur kontrata edhe dy futbollistë malazezë: Igor Radusinovic dhe 22-vjecari Nikola Vukcevic.
Vllaznia do ta zhvillojë fazën përgatitore në Gjermani.