"Kandari" i z. Dule dhe "prehri" i z. Rama
NGA Kristaq Xha
Vjeshten e kaluar kam botuar ne nje prej te perditshmeve shqiptare shkrimin me titull "Dule, zoteria nje per qind", ku mbroja idene se PS nuk duhet te nenshkruante aleance parazgjedhore me PBDNJ. Tezen time e argumentoja me dy fakte te pamohueshme. Se pari, z. Rama e kishte per detyre te mbronte dinjitetin e neperkembur te socialisteve ne komunitetin grek nga "pushtetaret e perjetshem" te PBDNJ qofte ne qeverite socialiste (1997-2005), por sidomos ne qeverine "Berisha" (2005-2009). Dhe se dyti, me sistemin e ri zgjedhor, forca reale e partise se drejtuar nga zoti Dule do te ishte vetem nje per qind.
Selia Roze vendosi te kunderten. 28 qershori vertetoi se partia e z. Dule mori vetem 1,19 % ose 18.078 vota. Kurse ne qarqet e Vlores dhe te Gjirokastres PBDNJ mori rreth 7.000 vota, te cilat jo vetem qe nuk e ndihmuan PS, por zoti Rama humbi mandatin e shtate ne Vlore. Megjithate, ne asnje menyre nuk duhet harruar fakti se jo vetem eshte deformuar vota, por eshte manipuluar opinioni publik nga media prane Berishes. Gazeta dhe televizione proqeveritare, paraqiten komunitetin grek te veshur ne blu ne zgjedhjet e para disa javeve. E verteta eshte se PD ne minoritet, nuk ka marre me shume se 35% te votave. Vetem ne tre komunat e rrethit te Gjirokastres (Dropulli i Poshtem, Dropulli i Siperm dhe Pogon) PD ka marre 1.813 vota dhe koalicioni i majte, PS + PBDNJ, ka marre 2.993 vota.
Tashme, dihet boterisht se "kandari" i z. Dule nuk ka asnje lidhje me iluministet dhe romantiket e politikes. Ai ka krijuar nje parti te bazuar teresisht ne forcen e pushtetit. Kete "virtyt" te z. Dule e njeh mire z. Berisha, i cili ka perseritur per te disaten here pas zgjedhjeve, fraza te tipit "PBDNJ, e pres ne qeveri", "Te kam thene, kujdes Vangjel", "Ne politik, kurre mos thuaj kurre". Gjithashtu "kandari" i z. Dule "piloton" edhe nga zhvillimet ne Athine. Ai e ka fare te qarte se ne analet politike dhe diplomatike te qeverise greke, si para dhe pas zgjedhjeve te 28 qershorit ne Shqiperi, ne kryeqytetin fqinj po fiton terren ideja se PBDNJ e ka mbyllur ciklin e aktivitetit politik. Madje, ky fakt eshte artikuluar zhurmshem gjate javeve te fundit edhe ne gazetat qendrore te Athines si "Kathimerini", "Elefterotipia" etj. Kreu i partise qe gjithmone ka qene ne minorance ne Minoritetin Etnik Grek, Vangjel Dule, nuk ka asnje mundesi reale te ndryshoje "kandarin" e tij ne kete periudhe, ku dhjetera ish-bashkepunetore te tij jane shnderruar ne "Leva Arkimendi" dhe "kamikaze politik" te kryeministrit Berisha.
Edi Rama, vendosi te marre ne "prehrin" e tij PBDNJ, duke rene viktime e teknicieneve bukeshkale qe mbante rreth vetes, te cilet i benin llogarite me "lapsin e Dushkut", ku i faturonin zotit Dule 50.000 vota. Kreu i PS ra viktime dhe i fajdexhinjve politikane, te cilet trumbetonin tezen e subvecionuar me para te dyshimta "Fitorja anon andej nga vete zoti Dule "(?!). Si konkluzion, "kandari" i z. Dule dhe "prehri" i z. Rama jo vetem qe "vrapojne" ne "korsi te ndryshme" por kane edhe "start" te kundert. Si pasoje, "perplasja" ne "kryqezim" eshte e pashmangshme.
As fitorja e pritshme e PASOK ne zgjedhjet e parakohshme ne Greqi (ne rastin me te keq ne pranveren e vitit 2010) nuk do te mund te ekuilibroje "kandarin pushtetar" me "prehrin elektoralostrategjik". Edi Rama duhet te kthehet ne bazen socialiste, ne Komunitetin Grek (e ka mbeshtetjen) dhe te mos u besoje me emisareve te paguar dhe beniamineve servile, te cilet braktisen llogoret (fjale e madhe per keta mosmirenjohes) dhe benin "pazare te felliqura", si para ashtu edhe pas zgjedhjeve. Nese kreu i PS kerkon qe aleanca me PBDNJ te jete efikase dhe afatgjate, duhet domosdosmerisht te marre bekimin e qindra socialisteve me kombesi greke, qe i jane bashkangjitur "ushtrise shqiptare" te te papuneve, vetem si produkt i mllefit dhe i hakmarrjes primitive, te z. Vangjel Dule.