Rrëzohet revolucioni
30/05/2005 Ministri i Brendshëm, Ethem Tota vret veten
Zhvillimi i ngjarjeve nga Gjirokastra në Tepelenë dhe Sevastër. Cila ishte deponimi që bëri kapiten Gjylbegu në hetuesi për këtë situatë?Pse u dorëzua në Himarë një nga protagonistët e revolucionit të Delvinës? Si e mundi qeveria revolucionin e drejtuar nga Ethem Tota? Vetvrasja e ish ministrit të brendshëm të Zogut, Ethem Totës si dhe dorëzimi i kapiten Ismet Totës.
Cila ishte atmosfera e periudhës 1930 deri më 1939 në Shqipëri? Në këtë hark kohor u shënuan tre kulminacione që tentuan të trondisnin pushtetin e mbretit. A ndikuan këto në ndryshimin e formës së regjimit në Shqipëri?
Studiuesi Veli Haklaj pasi ka mbeldhur një material të pasur arkivor, duke u mbështetur mbi fakte të dokumentuara zbardh të plotë ngjarjen më të bujshme në kohën e qeverisjes së Zogut. E njohur si Lëvizja e Delvinës, Haklaj përmes protagonistëve, pranë oborrit të mbretit zbulon intrigat politike, armiqësitë dhe projektet e fshehta, të panjohura më parë nën qeverisjen e Zogut.
Zhvillimi i ngjarjeve nga Gjirokastra në Tepelenë dhe Sevastër
Në vazhdim të deponimeve të tij në hetuesi, kapiten Ismail Gjylbegu pohon: “…Kur shkova në Prefekturë, kam pa të burgosunit tuj u vesh e tuj u armatosë. Jam ngjit sipër prej dëshprimit edhe prej lodhjes unë s’jam ma për punë. Ethemi përgatiti nji fuqi si pararojë nën komandën e nëntoger Tajar Goxhos e Ali Nivicës për me shkue dhe tha se ke ura e Leklit ka qit roje e rreth-komandanti i Tepelenës nuk mund të kalohet. Ethemi tha mirë se po shkojmë të gjithë me fuqi. Mu më tha rrin e mban Prefekturën ti, unë tuj e pa gjendjen në një përfunim shkatërrimit ju gjegja se nuk qëndroj këtu. Atëherë tha thirrni Rahmi Kamberin, në kala çoni njizet vetë, në Qendër leni nji fuqi, dhe t’ikim se u bë vonë. U nisëm para darke të ditës djelë për në Tepelenë pa gjet ndonji kundërshtim. Në Tepelenë qëndruam në Bashki sa hangrëm bukë, urdhnoj Xhevdet Gjonlekenë fuqin me e pjestue tue i vue seicilës nga nji komandant, dhe u nisëm po atë ditë pas darke me automobile.
Në të parin ishte Xhevdet Gjoleka dhe në të fundit isha unë. Si u afruam në nji katund qi më duket se quhet Sinanaj, nji patrollë na ka gjujt edhe kemi qëndrue nja dy minuta, mandej përsëri vazhdume udhëtimin. Po nat katund gjetëm nji shumicë populli prej dyzet vetash…” (F.157, V.1937, D.14, fleta 88)
Për ngjarjen në vazhdim, nëntoger Xhelal Shtepani ka pohuar momentin e dorëzimit në Himarë: “… Në Tepelenë nuk gjetëm njeri. Prej aty pasditen e ditës së dielë u nisëm për Vlonë. Kemi shkue tek një rrapë në rrugë ku pimë kafë, bisedoj Ethemi me katundarë dhe e pritën mirë. I than se nuk kemi armë, por ata qi do të kenë armë do të vinë në Vlonë. I thanë prapë se në Vlonë ka plasë pushka. Kaluem prej aty dhe u ndaluem afër qafës së Sevasterit. Del nji njeri përpara qi Ethemi e njihte dhe duket se kishte lidhje me të. Ky i tha se në Vlonë ka kërsitë pushka dhe kur të shkoni juve Vlona asht e rame, nuk ka nevojë të zbrisni prej automobilave por shkoni drejt e në Vlonë. Mirëpo kur u futën dy-tre automobila në qafë filloj pushka me fuqinë e Qeveris. Zbritëm me shumë zor prej makinavet dhe ishte natë, u bë çrregullim dhe u shkatërrueme. Kështu hikëm me 7-8 vetë mal më mal deri sa u dorëzuem vet i katërti me vullnet kryeplakut Kullzit të Himarës, dhe me kryeplakun shkuem në rrethkomandën me shokët e mi, Ismet Toto, Teki Kolaneci dhe Myftar Buza…” (F.152, V.1937, D 35/3, fleta 1877).
Kurse kapiten Ismail Gjylbegu deponon këto fakte për këto momente: “…Automobili i parë qe ish Xhevdet Gjonleka e në të dytin Etehemi kan ndesh me përpjekje të patrollave të dërguara nga Vlora. Në kët rast jemi zbrit të gjithë nga automobilat, të parët se ç’drejtim kan marrë un nuk e dij, por unë zura brinë e rrugës n’majt ku mbaje mend Shefqet Babameton e nji rreshter e ca gjendarmë qi nuk i dij emnat mbasi ka qenë natë. Mbas vazhdimit prej dy orë pushkë kam pa se na kan hi sipër dhe shumicën e fuqis revolucionare ishte vu në t’ikur udhës. Atherë ka arrit kapter Abdi Golemi e më tha: z.kapiten çou t’ikim se kjo punë u shkatërrue. Jam çue e me kapterin, një gjendarmë e nji shumicë civilash e kemi hec xhades. Me nji pjes prej ktyne kam marrë malit përpjetë tuj na udhëheqë kapter Abdo Golemi drejtim për në rajon të Kurveleshit. Atë nat kemi fjet n’at mal në rajon të Vlorës e nesër jem nisë e ardhun afër Vermikut e kemi kalue në rajon të Kurveleshit në Bletaj. Shkaku i dorëzimit tem asht kenë për të vetmin qëllim për me shpjegue rrjedhën e çeshtjes të atyre njerëzve që janë të pafajshëm e që janë marrë me pretendime të rrejshme e disa dominu, se për ndryshe un do të kishe vra vedin se nji plum e kishe, por qi çeshtja të mos metej mistër.” (F157, V.1937, D.14, fleta 89)
Shpartallimi i forcave rebele në Sevastër
Në shkresën nr.5/26-ës të datës 3.7.1937 që Komanda e Qarkut të Gjindarmiris, Vlonë i dërgon Prefekturës Vlonë, dhe kjo pastaj ja përcjell atë, me nr 128.365, datë 6.7.1937, Komandës së Përgjithshme të Gjindarmëris sqarohen dhe momente kryesore të luftimeve në Sevastër. Fuqitë Qeveritare arritën që për një kohë të shkurtër të shpartallojnë forcat revolucionare të drejtuara nga Et-hem Toto:
“1. Simbas urdhënit telefonik të kësaj komande, kapter Zef Mirashi, post komandant i Sevasterit, n’ora 14 ka nxanun Qafën e Golimbasit me dy gjindarmë e dy vullnetarë civila ku do ndalonin përparimin (avancimin) e rebelavet bashkë me fuqinë që ishin tue mbledhë nga postat e Roja e Kufinit, për me e çue n’at vend.
2. Rebelat, kur janë afrue 5 km Qafës Golimbasit, janë pa prej kapter Zefit, i cili për mungesë fuqije asht tërhjekë, ka shkue tek Rrapi i Sevasterit, ka hypë autobusit vetë i pesti dhe ka shkue në Kodrën e Ristës, ku asht ndalë me qëllim të shofin nëse përparojnë rebelat a jo. Ndërsa kapter Zefi me fuqinë e tij po shikjonte në këmbë nëse rebelat po përparojnë, befas ashtë gjuajtun nga nji patrol kambsore prej tre rebelavet.
Kësaj patrolle i ka gjegjë me zjarmë skuadra e kapter Zefit dhe menjiherë kanë hypë në automobilin e tyne dhe janë nisë në drejtim të Vlonës, për tu bashkue me fuqinë që ishin nisur në drejtim të tija.
3. Kapter Zefi mbasi ka kalue 2km Qafën e Plloçës ka ndalue me 50 gjindarmët e Tiranës. Këtu kapter Zefi ka parashtrue Z.Z.Major BIlalit, Kapiten Neki Dacit e nëntoger Gjon Destanishtës që të nxanë pa vonesë Qafën e përmendun ma sipër, se rebelët janë tue përparue me automobile dhe janë afër.
4. Z.Z. Oficerat kanë urdhnue në çaste që kapter Zefi me skuadrin e vet të xanë vend në Qaf në krah të djathtë të rrugës, kapter Selim Rama me skuadrën e vet të xanë vend përmbi kapter Zefin në krahun e djathtë të tij, ku ish pozicjoni më i vështirë dhe i dyshimtë, i cili u sulmua ma tepër prej rebelave. Nëntoger Gjoni me nji pjes të fuqisë ka zanë vend në rrugë mbi qafë, e Z.Major Bilali e kapiten Neki Daci me fuqinë tjetër kanë ndejtun më mbrapa për dirigjimin e luftimin, por vendi ekzakt se ku kanë qëndrue nuk dihet, nga personat qi pyetëm. Ma vonë për me sigure krahun e majtë ka shkue gjindarmë Mustafa Rama vet’ i pesti, i cili ka thye afër 20 rebela që dojshin me marrun krahë.
5. Zjarmin e parë e ka hapë skudra e kapter Zefit, e cila asht msye gadi prej krejt fuqis të tre automobilave të parë, të cilët kanë mbërri afro 20m afër skuadrës përmendun, por kjo ka qëndrue trimnisht tue përdorë shumë herë revolen.
Pjesa ma e madhe e fuqis së ndanë automobilave të tjerë kanë msye zonën e okupueme prej skudrës kapter Selim ramës. Ktu asht zhvillue luftimi ma i gjatë e i rreptë dhe rrebelat kanë lanë të vdekun Tasin Toton (vëllai i Ethem Totos, shënimi im) me dy të tjerë dhe nga skuadra e kapter Selimit asht plagosun nji gjindarm. Mbas nji ore e gjysmë luftimi, nëntoger Gjoni me tre gjindarmë tue përparue rrugën asht ndesh befas me nja 15 rebela që kishin zanë priteë bri rrugës dhe në përpjekjen që kan ba me armë asht plagosun në dorë afër tij gjindarmë Seit Hajri Nahu i postës së Sevasterit.
Në dy krahët e nëntoger Gjonit kanë përparue dhe skuadra e gjindarmë Mustafa Ramës dhe e kapter Zefit. Në kët kohë, tetar Hamdi Ismaili e vullnetarë Tahir Koçiu, të kësaj skuadre, në “Prrue të Thatë” kanë ra në prita të rebelave dhe janë vra.
Kapter Selimi mbasi i ka thye rebelat në Qafë të Pllocës te Vorri i Kaurit, përparue për brim alit tue luftue, kështu ka ndalue hikjen e 10 gjindarmëve rrebela e afër 30 të burgosunve, të cilët u zunë në të zbardhun të dritës prej personelit postës Sevasterit dhe të postave të tjera që i dërguem mbas mesnate për ndihmë.
Ethem Totua, Xhevdet Gjonleka e të tjerë rebela thuhet dhe na duhet shumë probabël se kan hikun tue u ngjit “Prrojit të Thatë” përpjet dhe kanë dalë në mallet e Kurveleshit. Fuqija ndjekëse të nesërmen ka përparue për në Tepelenë nën komandën e Z.Major Bilal Nivica.”
Komandanti i Qarkut të Gjindarmërisë
Kapiten i I-rë, Kamber Qafmolla
(F.152, V.1937, D.35/2, fleta 1647-1648)
Ethem Toto vret veten
Në F.157, Gjykata Politike, V.1937, D.13, fleta 189 ndodhet Servisi i nisur nga Gjinokastra më datë 25.5.1937 nga prefekti Zef Kadajrja, i cili lajmëron vrasjen e Et’hem Totos:
“Tash erdhi lajmi se Ethem Totua u vra nga patrullat tona emnat e të cilëve nuk dihen. Rogeri që dërguem tash në darkë erdhji tash nga vendi i vrasjes dhe deklaron se Ethem Totua u vra. Tre shokët e tij janë xanë të gjallë dhe nji i plagosun. Hidajet Ajno Lekdushi, Sadik Buzo nga Progonati, reshter Mato Sharemeti nga Progonati, Rexho Hasani nga Golemi, duhet të jetë i plagosun.”
Më hollësi për këtë ngjarje jep Hidajet Hajno lekdushi, 45 vjeç, lindur në Lekdush të Kurveleshit e banues në Tepelenë, tagrambledhës i komunës Qendër Tepelenë, në procesverbalin e mbajtur nga prefekti Zef Kadarja dhe zv.Kom. i Q.Gjinokastër, kapiten Dauti Komi, më datën 28 maj 1937, Hidajeti pohon: “Xhaxhai i Ethemit ka pasë motrën teme, nga ky shkak jam i afërm… shkuam për në Golem të Kurveleshit, ku mbasi hymë në nji pyll të vogël herët në mejes të ditës së martë më datë 25.V.1937, duket se kishin pa katundi dhe na rrethuane krejt vendin. I pamë me sy kur na rrethuanë gjendarm e civila, njofta vetëm gjindarme Lutfi Misirin i postës Kolonjës dhe Hajdar Levenin.
Kështu u fillue pushka kundër nesh. Ethemi na thoshte gjithnji mos qilloni, dhe prej nesh vetëm Rexho Hasani qillonte se ishte përpara e nuk shifshmi. Kështu mrenda dhjetë minutave Etehemi thirri tuj thanë se u plagosa o shokë dhe nxorri Livoren e tuj thanë thanë me shëndetë o shoko e vravi vehten, por para se të vriste veten më duket se hodhi dhe disa herë në ajrë, e mbasi e mbushi e zbrazi vetëm një herë kur vravi vetenë. Mbasi u vra Etehemi thirrmë me za dhe thamë mos qilloni se po dorëzohem se Etehemi u vra e qëllimi u mbarue. Kështu erdhën aty Nano Gjoni e kapter Xhemil Goxho nga Kuci dhe Hajdar Leveni dhe vllau kapiten Mahmut Golemit, që emnin nuk i maj mend. Na morën në dorëzim, tuj na majtë në vende deri në mjes. Në mëngjes si u gjetë dhe Rexho Hasani i vramë na dërguen për Guzmar.”
(F.157, V.1937, D.13/1, fleta 180-181)
Dorëzimi i Ismet Totos
Në deklarimet e tij më datën 28.05.1937, ditën e premte, në burgun e Gjinokastrës, në prani të prefektit Zef Kadarja dhe Major Bilal Nivicës, Ismet Toto shpjegon shpartallimin e fuqisë së tyre në Sevastër dhe dorëzimin e tij në Himarë:
“... pak më tutje, tek Qafa e Pllocës, kur ishte mjaft errët (rreth orës 8-8.30) kundra kollonës automobilistike plasi nji pushkë e fortë, e dendur dhe e papritur. Me zbrazjen e automboliave me ngutësi fuqija u crregullua dhe humbi komanda. Në këtë crregullim e sipër fuqija u nda në grupe-grupe pa drejtim dhe filloj pushkatimi edhe në mes tynë nga shkaku i errësirës. Kështu erdhi prishja. Un u ktheva, kërkova Ethemin andej e ktej; nuk e gjeta. Atëherë me disa shokë, Xhevdet Gjoleka, n/toger Xhelal Shtepanin, Teki Kolanecin, ndihmës veteriner në Delvinë, Murat Kuci, kapter Ruzhdi Islami nga Kallamati, Myftar Buzo nga Progonati, i dolëm nga pas fuqis ndjekëse dhe dualëm nga katundi Vajzë-Velce-Ramie deri afër Kullsit të Himarës. Aty mora vesht vrasjen e dy vllaznëve të mij dhe të Xhajës dhe u ndava nga shoktë dhe u thashë se un do vete të dorëzohem mbasi për mue cdo gja përfundoj. Më shoqnuen dhe erdhën e u dorëzuen bashkë me mue në Himarë nëntoger Xhelal Shtepani, Myftar Buzo dhe Teki Kolanecin.
(F.152, V.1937, D.13/1, fleta 250-251)