E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tani, ju lutem, lironi fronet

30/05/2005  Demokracia në Lindjen e Mesme / Vizioni i George Bushit

Çfarëdo që dëshirojnë arabët, e fundmja gjë që udhëheqësit e tyre duan, është të humbasin pushtetin duke futur demokracinë, të cilën tashmë ua kërkon Amerika. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj arabë, janë mbërthyer kështu në një dialog surreal

Të detyruar, ngacmuar dhe lajkatuar nga superfuqia amerikane, mbretërit e Jordanisë dhe Marokut, emirët e Gjirit, princi Saudit i kurorës dhe presidentët e Egjiptit dhe disa shteteve afrikano veriorë, janë të detyruar që të flasin publikisht me zhargonin e reformave politike dhe demokracisë, ndërkohë që fshehtas v7në në lëvizje çdo muskul q7 t’u mohojnë masave të vetmen gjë që ato dëshirojnë më shumë: një mënyrë paqësore për t’i përzënë

Eshtë Pavlloviane. Kur amerikanët thonë demokraci, arabët thonë “Palestinë”. Ose të paktën, kështu bëjnë udhëheqësit arabë. Amer Musa, sekretar i përgjithshëm i Ligës Arabe, është një eksponent kryesor i kësaj përgjigjeje të kushtëzuar. Gjatë një takimi të Forumit Ekonomik Botëror në Jordani fundjavën e kaluar, ai thërriste “Palestinë”, sa herë që Liz Cheney, një zëvendës sekretar në Departamenitn Amerikan të Shtetit, kishte guximin të përmendte vizionin e George Bushit, për pranverën demokratike arabe. “Nuk do të ketë pranverë, apo vjeshtë, apo verë, apo dimër pa zgjidhur problemin”, gjëmonte ai. “Duam që miqtë tanë në SHBA, të dinë se ky është konsensusi në rajon”.

Z. Musa ekzagjeron, siç e ka zakon. Ai ka të drejtë kur thotë se kauza palestineze jehon në të gjithë botën arabe. Por është absurde të thuash që arabët dëshirojnë të lënë mënjanë shpresat e tyre për demokraci, deri kur të zgjidhet çështja palestineze. Përkundrazi, shumë arabë kanë vënë re se të qënurit një demokraci, e ka forcuar dhe jo dobësuar Izraelin gjatë kohës së gjatë të konfliktit. Të impresionuar nga zgjedhjet e kohëve të fundit në Irak dhe territoret palestineze, si dhe “pushteti i popullit” që ka ndihmuar në përzënien e ushtrisë siriane nga Libani, pjesa më e madhe e arabëve thonë në sondazhe, që edhe vetë do të donin të ishin një demokraci.

Nëse zoti Bush dëshiron demokraci për arabët, dhe ata e duan për vetveten, atëherë përse nuk përputhen mendjet? Pjesë e përgjigjes është vërtetë Palestina. Në Jordani, audienca arabe stepej sa herë që Laura Bush (bashkëshortja e Presidentit), Rovert Zoellick (nënsekretar i shteti) dhe Zonja Cheney (bija e zëvendës presidentit), përmendnin besimin e zotit Bush tek “liria”. Arabët fajësojnë Bushin se ka ndihmuar Izraelin për të mos lejuar vetëvendosjen palestineze, se mban në fuqi diktatorë lokalë dhe autoritarë, dhe se ka pushtuar Irakun në kërkim të naftës ose në emër të Sionizmit. Një pjesë e këtyre, janë gjepura ose të padrejta, por akuza besohet gjerësisht dhe ajo do të vonojë projektin e Amerikës për demokraci, deri kur Bushi ti ketë siguruar shtet palestinezëve dhe paqe Irakut.

Megjithatë, ka edhe një tjetër arsye për stepjen. Çfarëdo që dëshirojnë arabët, e fundmja gjë që udhëheqësit e tyre duan, është të humbasin pushtetin duke futur demokracinë, të cilën tashmë ua kërkon Amerika. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj arabë, janë mbërthyer kështu në një dialog surreal. Të detyruar, ngacmuar dhe lajkatuar nga superfuqia amerikane, mbretërit e Jordanisë dhe Marokut, emirët e Gjirit, princi Saudit i kurorës dhe presidentët e Egjiptit dhe disa shteteve afrikano veriorë, janë të detyruar që të flasin publikisht me zhargonin e reformave politike dhe demokracisë, ndërkohë që fshehtas v7në në lëvizje çdo muskul për të garantuar që versioni i tyre i demokracisë, u mohon masave të vetmen gjë që ato dëshirojnë më shumë: një mënyrë paqësore për të përzënë këta mbretër, emirë, princër kurore apo presidentë.

A dëshiron edhe vetë presidenti Bush të shohë shpinën e këtyre aleatëve? Ai duket një besimtar i vërtetë. Në një fjalim të fortë, të cilin e hekurta Zonja Cheney e përsëriti në Jordani, ai ka thënë se Amerika bëri gabim që për 60 vjet me radhë, justifikoi mungesën e demokracisë në Lindjen e Mesme.

Autoritarët arabë, në emër të të cilëve u bënë dikur këto justifikime, mund të ndihen vetëm të frikësuar nga këto fjalë. Në fund të fundit, çfarë mund të bëjnë të shkretët? Ata mund të dërdëllisin për “shoqëri civile”, ose t’u japoin grave të drejtën për të votuar në zgjedhje për parlamente pa dhëmbë, apo të realizojnë votime lokale vetëm me burra, apo konkurrenca false për zgjedhje parlamentare, fituesi i të cilave dihet paraprakisht. Por nëse zoti Bush dëshiron që t’u ofrojë arabëve të drejtën për të larguar liderët e tyre, ata që do të ishin viktima në këtë rast, do të bënin të pamundurën për të rezistuar. E ndërkohë, z. Musa, patjetër që do të jetë në gjendje të vazhdojë “të lehë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›