De Brito: Lumi fillon nga një pikë e vetme
Çmimi më i lartë i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Poeteka” organizuar në Durrës, iu dha poetit portugez Casimiri de Brito. Poetit dhe njeriut, për krijimtarinë e begatë dhe vënien e artit të fjalës në shërbim të njerëzores, ku kulturat takohen plot elegancë dhe dhembshuri. I përfshirë në 170 antologji në botë, përkthyer në afro 30 gjuhë, De Brito vjen edhe në shqip me dy vëllime poetike, të përkthyera nga Entela Kasi
De Brito: Lumi fillon nga një pikë e vetme
Çmimi më i lartë i festivalit ndërkombëtar të poezisë “Poeteka” organizuar në Durrës, iu dha poetit portugez Casimiri de Brito. Poetit dhe njeriut, për krijimtarinë e begatë dhe vënien e artit të fjalës në shërbim të njerëzores ku kulturat takohen plot elegancë dhe dhembshuri. Mbi këtë motivacion nderimi me “Unaza e Poetekës” i ka kujtuar De Britos thjesht procesin e riciklimit të jetës, si shenjë e menduar me kohë, por të gjetur në këtë vend ballkanik, që kurrë nuk e kishte dëgjuar më parë, e që jetonte vetëm. Midis poetëve të huaj të ftuar, për Casimiro de Brito menjëherë u krijua një rreth më i gjerë se vendi i tij, Portugalia. Njeriu që gjithë jetën e tij ia ka kushtuar dashurisë, poezisë dhe udhëtimeve, burri 70-vjeçar, me flokët pak të gjatë, e borë të bardhë, i thotë fjalët deri në fund se nuk ka kohë për të humbur dhe as për të vdekur.
Nuk është ajo farë e poetit rebel. Ai e dallon mirë Evropën, Perëndimin dhe Lindjen, çfarë ndryshon në këtë anë të kontinentin dhe në anën prej nga ai vjen. Gjithë jetën e tij e lidh me një proces natyror, të vetvetishëm të njeriut si pikënisje dhe mbërritje, plot vrulle dhe sfida. Në të njëjtën mënyrë siç njeh njerëzit dhe pranon njerëzit, njeh dhe vendet, dhe e bëjnë të ndihet i njëjtë. Për këtë arsye De Brito pas marrjes së çmimit do shprehej:
“Lumi fillon nga pikë e vetme. E kam parë fillimin e një lumi në Tokio, dhe aty u ndërtua një qytet i madh. Po ashtu kam parë edhe në Norvegji fillesat e një lumi të munguar. Në Portugali pashë një lumë që nuk u pengua dhe vazhdon kilometra. Kështu ndodh me poezinë dhe kështu fillojmë ne. Mund ta pengojmë apo ta lëmë të ecë me vite me radhë, por 70 vjet më duket se kam arritur në fund të lumit, të gjatë dhe të rrëmbyeshëm”. Mund të thuhet se ky poet realizon ëndrrën greke të intelektualit human, që predikon paqen në bohemi të plotë.
Pyetjes pse pranoi ftesën të vinte në Shqipëri, të bërë nga organizatorët e festivalit një muaj më parë, De Brito i përgjigjet: “Tri qëllimet e jetës sime janë dashuri, poezi dhe udhëtim. Dashuri pa kushte do të thotë një mirënjohje hirplotë për jetën. Udhëtim për të kuptuar dallimet dhe bukurinë e tjetrit”. Shqipërinë që e pat parë nga Greqia dhe Maqedonia, tani poeti portugez e prek edhe me poezitë e tij, dy libra të përkthyera në shqip nga Entela Kasi. Casimiro de Brito i lindur në Algrave, Portugali, në 1938, kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën në Algrave, ku studioi biznes. Pasi kreu disa punë të ndryshme: (në një fabrikë, në një garazh) ai u zhvendos në Londër dhe ndoqi kolegjin Westfield, ku u dha mbas poezisë klasike japoneze. U kthye në Portugali në 1959 dhe kreu punë të ndryshme si llogaritar, mësues, gazetar, korrespondent i gjuhëve të huaja, bankier dhe drejtues. Nga viti 1969 në 1971, ai jetoi në Gjermani dhe më pas është kthyer në Lisbonë. Tashmë është një shkrimtar profesionist. Aktivitetin kulturor e nisi në 1953 me botime në gazeta, revista, lexime poetike e punë poetike, novela, ese dhe përkthime. Krijimet e tij janë përfshirë në më shumë se 170 antologji dhe janë përkthyer në 24 gjuhë. Aktiviteti i tij letrar përfshin lexime të pafundme, leksione në shkolla të ndryshme, shoqata kulturore, universitete, brenda dhe jashtë vendit të tij. Ka marrë pjesë në shumë festivale poezie dhe konferenca në botë. Ai sot është drejtor i Festivalit të Poezisë në Lisbonë, në Porto Santo dhe Faro. Sot ai njihet si poet, romancier, novelist dhe eseist. Është një nga përfaqësuesit më të mirë të poezisë bashkëkohore që shkruhet në Portugali. Ka marrë pjesë në lëvizjen “Poezia 6”, duke drejtuar njëkohësisht dhe revista letrare. Ka fituar shumë çmime prestigjioze si: Çmimi Ndërkombëtar i Versajës, Çmimi prej Organizatës të Shkrimtarëve Portugezë, Çmimin e PEN Klubit për poezi. Çmimin ndërkombëtar Leopold Sedar Senghor për karrierë poetike dhe çmimin evropian për poezi Sibila Aleramo – Mario Luzi, për librin më të mirë me poezi botuar në Itali në 2004, “Libri i rënieve”. Së fundmi vjen i përkthyer në gjuhën shqipen nga Entela Safeti Kasi me përmbledhjen poetike “Vdekja ndoshta s’ekziston”, një koleksion i përzgjedhur nga vetë Casimiro de Brito. Poezia e tij është përcaktuar si poezia më e bukur e ditëve tona, e cila vjen dhe mbetet si kujtesë e pamjeve metafizike, ku stili, gjuha dhe gjetja janë një përqasje që vihen në funksion të artit që ai krijon, një art tërheqës që vihet në shërbim të ekzistencës të problemeve njerëzore si dashuria, urrejtja, jeta apo edhe vdekja... Ekzistojnë shumë mrekulli, por asnjë mrekulli e tillë si njeriu. Vetëm kundër vdekjes, edhe pse ka shpikur mjete mbrojtëse ndaj sëmundjeve, e ka kërkuar gjetkë ndihmën... me këto vargje nga Sofokliu, hapet libri “Lartësimi i ndjenjës”, me të cilin Casimiro de Brito shpallet poeti fitues i Çmimit “Pen”.
De Brito është autor i 48 librave poezi, novela, aforizma dhe ese. Sot ai është president i Pen Klub në Portugali dhe këshilltar i Shoqatës Botërore të Hajkut, Tokio, i festivalit ndërkombëtar “Zërat e Mesdheut” në Brazil, e i shumë revistave letrare në botë.
Ai është shpallur ambasador i Paqes në Gjenevë.
V. Murati
Njeriu dhe ekzistenca e de Britos
Është një elegji e poezisë e të gjitha ngjyrave nga hapësira e pafundme, është pikturë e kthimit në kohë në kërkim të rikthimit drejt kujtimit dhe arratisë. Është poezia dominante mbi skenën si përcaktim mbi llojin letrar, impulsesh të vetvetishme të kujtesës dhe spontanitet i memorizimit. Në këtë poezi të kujtesës, të ndalimit në përkohësi dhe ribërje, mes poetëve të kohëve të sotme, të pakët janë ata që lëvizin në këto nota elegjiake të saj dhe mes kësaj me kaq gjeturi dhe origjinalitet padyshim, mbërrin Kazimiro de Brito, në veçanti me librat: “Menjëherë qetësi”, “Intensitet”, “Lartësim i ndjenjës”, “Pak nga pak”, “As zotëri, as shërbëtor”. Në poezinë e tij kthimi i kujtimit vjen i gjallë e qëndron atje në një hapësirë neutrale, duke u prezantuar me gjetjet reale të pandryshueshme. Ai flet prej skenografisë së një pikture metafizike, të ftohtë, të gjallë, metalike, si pjesë e një natyre të vdekur, si e shpirtëruar, tamam si kontrast mes së ikurës dhe kthimit, të tingujve dhe drithërimave, që s’mund të evitohen prej fjalës që përzgjedh. Është poezi që gjallon pikërisht në thelb të kontrastimit, ku kryhet fermentimi metafizik, i shenjave misterioze të prekjes së padëshifrueshme të plotësisë dhe zbrazësisë të vetë misterit të jetës. Në poezitë e “Librit të rënieve”, udhëtimet vijnë të gjalla me ulje dhe ngritje “të shkretëtirta në zbrazësi”, sjellin thelbin dhe sensin e vetë jetës. Metaforat e gjalla përballin atë që dhe vetë koha lëviz, si në poezi po ashtu dhe në lëndën e tij poetike. Është një ecje e përditshme që gjithmonë si tashmë a kurrë, që sfidon ftohtësinë e kohës dhe qëndron atje e patjetërsueshme si një pushim në jetën mbi tokë, ku njerëzit ndalin e debatojnë gjithçka që shqetëson botën. Me një ndjeshmëri akute lëvizin dhe tonet, modulet dhe vetë poezia e Casimiro de Britos.
E, në fakt këto janë ide e mendime që shpirtërojnë e i japin jetë e kuptim çdo momenti, çdo zbulimi si shenjë e kësaj emergjence ekzistenciale, që vjen si temë në çdo varg, si refleksion universal, ku koha, kujtimi, pikëtakimi, që lidhin jetën dhe vdekjen, ëndrrën dhe zhgjëndrrën, ndërtojnë skenën dhe retrospektivën. E kështu, nëpër linjën e poezisë së tij, misteri që evokon në hapje të “Librit të rënieve” me epigrafin nga “Antigona e Sofokliut ekzistojnë shumë mrekulli, por asnjë kaq e përsosur sa njeriu. Edhe pse ka shpikur mbrojtje kundër të këqijave shkatërrimtare, vetëm përballë vdekjes ndihmën e ka kërkuar në qiell”, - do të thotë: Jemi si të thuash si ai sfondi i një peizazhi të një pikture metafizike, i atyre ngjyrave pothuajse si neon, e i shenjave pothuajse emblematike të një kushtëzimi ekstrem ekzistencialist.
Nga shënimet e Paolo Ruffilli për poezitë “Libri i rënieve”, përzgjodhi dhe përshtati Entela Safeti Kasi.
Fryt i pikuar
Një fryt i pikuar nuk fluturon, as ec,
në të gjitha udhët dergjet i rënë.
I regjur.
Të gjithë zërat e përballur dhe betejat
rrënuar plasur
eshkë djegur.
Kështu prej kujtesës fshij kufijtë e përgjumjes
mitet e shqetësimit, kështu gëzoj kujtimin
Përgjumjen e ligjshme
të frutit të pjekur:
“ngri veten nga gjumi
të lindesh i ri!
Ngri veten nga vdekja o i dehur”
Mjerim i plakur i mbështjellë kohës.
Por, kushdo që i këndoi kështu
ishte kohëve, sirenë e vdekjes.
Tani,
Në zemër të qetësisë
si mal i ulur mbi trupin tim
dëgjoj tokën, frymëmarrjen, ajrin
Si ky mal është ai fryt, e asgjë tjetër
tani...
Shkëputur nga “Libri i rënieve”
Dashuri vjeshte
I
Dashuria, i shkrepat është e lartë
Dhe djeg kur lind: e lartë por e shkurtër
nëse prej pasionit kërkon
ta masësh me detet. Dashuria
me emrat e saj të veçantë,
nuk di asgjë-shndërrohet
në atë që do.
II
Nëse është herët a vonë për të dashur a vdekur
mund të jetë një ngjarje interesante
për perënditë; për mua që gjithmonë
kam paguar haraçin, mirë është kjo rrugë
kujdesshëm si kotelja pas flatarimeve
të dashurisë që shkoi
III
Art, nëse kam ndopak,
është art për të pasur ca më tepër hënëza
(durimi, përkujdesje dhe ca marrëzi)
pas lindjes, dashuria është e shkurtër, por zjarri
nuk e shuan, e bën të prehet.
IV
Nuk është ende fundi, i frymëmarrjes
të gjatë horizontale
Por jam afër. Vështroj fytyrën e dashur
krah meje, dritën që po tretet
ca nga ca
në gojën e errët të natës. Nuk është ende fundi,
por jam shumë pranë
Shkëputur nga libri “Dashuri vjeshte”