E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham tradhëton Armanin

Duke perdorur si imazh futbollistin anglez e duke i paguar ekskluzivitetin që i kushtoi shumë shtrenjtë. Giorgio Armani ka shpenzuar jo pak por 20 milione sterlina per nje kontrate 3-vjecare.

E megjithate kanatjerja që vesh Beckham në disa foto sexy për një kalendar të 2009-tës, nuk kanë firmën e Armanit, por të një shtëpie intimesh në Zvicër. Dhe të mendosh që kjo nuk pagoi asnjë qindarkë për të reklamuar veshjen.

David Beckham pozon për kalendarin e tij të ri me një bluzë nga “Zimmerli of Switzerland”. Një publicitet i madh por mbi të gjitha falas.

Në ndryshim nga zvicerianët, Armani ka shpenzuar 28 milionë euro për ekskluzivitetin e bjondit Beckham, për veshjet intime  “Emporio Armani SS08 Underwear”.

Ndërmarrja e vogël nuk pret ndonjë bum shitjesh, sic ka deklaruar edhe një zëdhënës, pasi në asnjë vend nuk tregohet marka zviceriane.

Megjithatë, pranojnë: “është një nder i madh dhe një mirënjohje e madhe për punën tonë dhe na pëlqen që u mërzit pak Armani”.

 Nga ana tjetër stilisti italian pranon se nuk është në dijëei të hapit të gabuar të Spice Boy.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›