Gjinushi: "Ndryshimi i Kushtetutes, nuk e ndihmon te majten" Rozeta Rapushi
Edhe aleatet e Partise Socialiste, dalin kunder idese per ndryshime ne Kushtetuten e vendit. Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, tha dje se ne keto momente, nuk eshte i nevojshem ndryshimi i Kushtetutes, por zgjidhje te reja politike. "Cdo ndryshim ligjor apo kushtetues, nuk do ta zgjidhe aspak krizen politike ne vend. Kriza politike per ne eshte ne qeverisjen e vendit dhe madje as nje president i zgjedhur nga e majta, nuk do ta ndryshonte kete situate", theksoi Gjinushi. Sipas tij, ajo qe duhet ne keto momente eshte qe e majta te prezantohet me nje zgjidhje te re politike, qe sipas tij do te vinte nga zgjedhje te reja. Gjinushi u shpreh kritik ndaj qendrimit ne heshtje te opozites, qe sipas tij po behet gjithnje e me pasiv ne ndryshimin e situates. "Edhe prania e deputeteve te majte ne Parlament, do te sherbente si fasade per nje institucion qe nuk funksionon. Per ne, nevojitet nje zgjidhje politike permes zgjedhjeve te reja. Ndaj them se opozita duhet te dale me kete qendrim te prere, dhe jo te prese radhen per te ardhur ne pushtet", kritikoi kreu i PSD-se, Gjinushi. Me kete qendrim, ai kritikoi serish politiken e heshtjes qe duket se ka zgjedhur e majta ne kete periudhe, duke kerkuar angazhim si dhe levizje. Pas zgjedhjeve lokale te 8 majit dhe pak para mbylljes se betejes per Tiranen, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama thirri Asamblene e Partise, ku njoftoi rikthimin e deputeteve te majte ne Parlament ne shtator me celjen e sesionit te ri parlamentar. Ndersa vetem pak kohe me vone, po nga e majta u hodh ideja e nje nisme per ndryshime kushtetuese, por artikulim per zgjedhje te parakohshme ashtu sic po kerkojne aleatet nuk ka pasur. Ky qendrim i selise roze, duket se nuk pranohet aspak nga aleatet e majte te cilet kerkojne levizje te reja ne kampin opozitar kunder qeverisjes. Madje ne kete situate, aleatet, duket se nuk mbeshtesin as tezat per ndryshime kushtetuese per zgjedhjen e Presidentit te Republikes, duke mos e cilesuar si nje domosdoshmeri ne situaten aktuale. Ne baze te Kushtetutes se vendit, Presidenti zgjidhet nje here ne 5 vite, duke bere qe zgjedhjet e reja te jene ne mes te vitit te ardhshem. Pikerisht per keto zgjedhje, partia me e madhe ne opozite kerkon ndryshime ne Kushtetute, duke i kushtezuar ato madje edhe me pranine e saj ne realizimin e reformes zgjedhore.