E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anastas Duro: Prioritetet e mia, në krye të Ministrisë së Punës

Ende pa u tharë mirë boja e
dekretit të Presidentit të
Republikës, Bamir Topi,
ministri i ri i Punës, Çështjeve
Sociale dhe Shanseve të
Barabarta, Anastas Duro, tregon
për "Shqip prioritetet e punës së
tij, si pasardhës i Kosta Barkës. I
pyetur për pozicionin e tij të ardhshëm
në qeveri, Duro u shpreh se
"do të punoj me përgjegjësi në këtë
detyrë që më kanë caktuar. Pasi të
votohem në Kuvend, do të shpalos
edhe objektivat e mi në krye të
Ministrisë së Punës". Megjithëse
nuk ka preferuar të ndalet në përplasjet
që ndodhën brenda PBDNJ-
së, Duro është shprehur se
"Kosta Barka është miku im". Përpos
faktit që Anastas Duro ka
punuar në qeverinë "Nano", përpara
kësaj detyre ai ka qenë pjesë
e stafit të ish-presidentit të Republikës,
Alfred Moisiu, si anëtar i bordit
të faljeve pranë Presidentit. Ky
kapërcim, nga e majta në të djathtë
nuk mund të kalojë pa u vënë re në
fokusin e politikës së sotme.
Megjithëse ajo që vlen të theksohet
është se konsensusi për këtë emër
duket se është në prag garantimi
edhe nga kampi opozitar. "Do të
punoj me përkushtim dhe do të angazhohem
100% në këtë detyrë që
më është besuar", ishin fjalët e ministrit
të ri të Punës, i cili është në
pritje të votimit në Parlament, që
kërkon vetëm një shumicë të
thjeshtë. Ish-zv/ministri i kabinetit
"Nano", hyn në qeverinë e Berishës.
Që nga dita e djeshme, Anastas
Duro është ministri i ri i Punës,
Çështjeve Sociale dhe Shanseve të
Barabarta, i propozuar nga kryesia
e PBDNJ-së, miratuar nga Kryeministri
Sali Berisha dhe dekretuar dje
në mesditë nga Presidenti i Republikës,
Bamir Topi. Ministri Duro
pritet ta fillojë punën të martën,
menjëherë pas miratimit të kandidaturës
së tij në Parlament në seancën
e ditës së hënë.
Në qeverinë e djathtë rikthehet
një prej zv/ministrave të
Drejtësisë, që ka shërbyer nga janari
i vitit 2004 deri në shtatorin e
vitit 2005 në qeverinë "Nano". Mes
disa kandidaturave të propozuara
ditën e martë nga kryetari i PBDNJsë,
Vangjel Dule, Kryeministri Berisha
ka zgjedhur Anastas Duron
për ta bërë pjesë të ekzekutivit. 55-
vjeçari Duro kryen aktualisht funksionin
si avokat në Dhomën e
Avokatëve në Tiranë. Ka punuar
për 20 vjet si prokuror i rrethit të
Gjirokastrës dhe është diplomuar
në Universitetin e Tiranës në degën
Drejtësi.
Propozimi
"Kafja" Berisha-Dule në ditën e
Fiter Bajramit solli edhe emrin e
ministrit të ri që do të përfaqësojë
Partinë Bashkimi për të Drejtat e
Njeriut në qeveri. Kryeministri Berisha
ka dorëzuar dje në mëngjes në
Presidencë propozimin për të
emëruar në postin e ministrit të
Punës, Çështjeve Sociale dhe
Shanseve të Barabarta, Anastas
Duron. Presidenti i Republikës,
Bamir Topi, dekretoi lirimin nga
detyra të ministrit të Punës dhe
Çështjeve Sociale, Kosta Barka,
dhe emërimin e kreut të ri të këtij
dikasteri, Anastas Duron. Emri i
Presidenti Topi dhe Berisha firmosin emrin e ministrit të ri të punës
ministrit Duro u propozua nga kryetari
i Partisë së Bashkimit për të
Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
Pak ditë më parë, kryesia e
PBDNJ-së kërkoi nga Kryeministri
Berisha largimin e Barkës nga posti
i ministrit, me motivin se ai nuk
përfaqësonte interesat e kësaj
force politike në qeveri.
"Njolla"
Kontrolli i Lartë i Shtetit, dy vjet
më parë, ka dërguar në prokurori
ish-zëvendësministrin e Drejtësisë,
Anastas Duron. Shkak për
këtë kërkesë nga ana e KLSH-së
është bërë akuza që ky institucion
i ka ngritur ish-zv/ministrit të
Drejtësisë për abuzimet që ai ka
bërë në tenderë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›