E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet grupi i djathtë kundër PD-së dhe qeverisë

Krijohet grupi i djathtë
kundër PartisëDemokratike.
"Demokratët"
e lënë jashtë nga strukturat
e PD-së kanë aktivizuar dje
ekipet e tyre në qytete të ndryshme
të vendit, ku në qendër të
vëmendjes janë zgjedhjet e qershorit
2009. Brenda së djathtës së
"pakënaqur" qarkullon ideja e krijimit
të një poli të fuqishëm që do
të kundërshtojë politikën e ndjekur
nga e djathta në më shumë
se tre vjet qeverisjeje. Kjo do të
sjellë edhe një ndarje votash në
elektorat, ku të djathtët e pakënaqur
nga Partia Demokratike
do të votojnë për një opsion tjetër.
Megjithëse dy nga figurat kryesore
që mbajnë prej kohësh një
qëndrim kritik ndaj mënyrës së
qeverisjes, Spartak Ngjela dhe
Dashamir Shehi ndodheshin dje
jashtë Shqipërisë. I kontaktuar
nga "Shqip", avokati Ngjela
sqaroi se bëhej fjalë për një
mbledhje të strukturave të kësaj
partie, të cilat janë duke u përgatitur
për zgjedhjet e ardhshme. E
djathta kundër së djathtës pritet
të sjellë një përplasje të re të ngjashme
me PS-në dhe LSI-në.
Kodi i ri Elektoral ka vënë në
lëvizje edhe pjesën tjetër të deputetëve
të larguar nga Partia
Demokratike për të siguruar
pjesëmarrjen e tyre në Kuvend
edhe për katër vjet të tjera. Lëvizja
e re politike pritet të triumfojë
në arenën politike së shpejti. E
djathta e vetëquajtur e moderuar
kërkon një politikë dhe qeverisje
të profesionalizuar në
mënyrë që vendi të arrijë një zhvillim
të shpejtë. Sipas deputetit
Ngjela, partia e tij e re pritet të
mbajë emrin partia "ligj dhe
drejtësi". Mënyra se si do të
menaxhohet kjo lëvizje do të rikthejë
në politikën aktive edhe
emra të vjetër nga radhët e Partisë
Demokratike. Shpërndarja
zonale, financimi dhe sidomos në
lidhje me lokuset që duhet të formojnë
grupet ose lobet që do të
krijojnë frymën e partisë, do të
jenë në fokusin e vëmendjes së
kësaj lëvizjeje. Sipas burimeve
nga ky grupim, "Partia do të ngrihet
mbi principe të qarta dhe
kërkon të ringjallë besimin e shqiptarëve
se do të dalim nga pika
e paralizuar ku ndodhemi si pasojë
e injorancës së zgjatur e kohës
që po drejton. Duhet të profesionalizohet
politika dhe qeverisja
dhe do të kemi zhvillim të
shpejtë".
Për të krijuar partinë e re, ligji
kërkon 500 firma, për të cilat ky
grupim shprehet se nuk përbën
vështirësi për t‘i mbledhur. Pasi
të kërkohet edhe legalizimi i saj
në gjykatë, pas konstituivit të
saj, do të flitet për emrat
konkretë që do të jenë pjesë e
këtij grupimi. "Partia do të konstituohet
në një mbledhje të të
gjithë anëtarësisë, pastaj organi
ekzekutiv do kërkojë legalizimin
në gjykatë", shprehen burime
pranë këtij grupi. Në lidhje me
Kodin e ri Elektoral, drejtuesit e
kësaj lëvizjeje shprehen se çdo
parti duhet të përgatitet për çdo
sistem elektoral.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›