E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anastas Janullatosit i jepet titulli “Doktor Honoris Kauza”

16/01/2009  Nga senati i universitetit “Fan S. Noli”, Korçë

KORÇE- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, prof. dr Anastas Janullatos është nderuar me titullin “Doktor Honoris Kauza”. Ky titull i është dhënë ditën e enjte nga senati i universitetit “Fan S. Noli” në Korçë. Në këtë ceremoni merrnin pjesë intelektualë të qytetit të Korçës, drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të besimeve fetare si dhe përfaqësues të konsullatës greke. Gjatë ceremonisë së dhënies së titullit përshëndeti rektori i universitetit “Fan S. Noli” në Korçë, Gjergji Mero, prefektja e qarkut Korçë, prof. dr. Elfrida Zefi, kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi si dhe intelektualë të tjerë të këtij qyteti. Nga të pranishmit kryepeshkopi Janullatos u vlerësua si personalitet i shquar në fushën e teologjisë, si njeri që ka spikatur në të gjitha artikujt dhe librat e botuar, si humanist i madh, si njohës i shumë gjuhëve të huaja, por edhe si njeriu që ka kontribuar për dialogun dhe bashkëjetesën ndërfetare. Nga ana e vetë Janullatos u shpreh se e ndjente veten si një “korçar i vogël”. Ai është shprehur gjithashtu se e ndjente veten mjaft të nderuar nga ky titull. Me këtë rast ishte organizuar një ceremoni e veçantë nga senati i këtij universiteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›