Në rrezik shembjeje soleta e stadiumit “Tomori”
16/01/2009 Deri tani asnjë investim nga bashkia dhe federata. Tifozët, nën frikën e rrënimit
BERAT - Soleta e tribunës së stadiumit "Tomori", të qytetit të Beratit është drejt rrezikut të shembjes, kjo për arsye të mos rezistuarit dot më ndaj agjentëve atmosferikë. E ndodhur në këto kushte, ajo rrezikon të shembet nga dita në ditë dhe çka është më e çuditshme, është se ende nga bashkia apo nga organet kompetente që kanë në juridiksion fushën e sportit “Tomori” nuk kanë marrë asnjë masë për të ndërhyrë.
Alarmi
Alarmin për këtë shembje të mundshme të soletës së tribunës së stadiumit "Tomori" e japin zyrtarisht, vetë drejtuesit e bashkisë së qytetit, gjatë një prononcimi të bërë për gazetën. Shefi i zyrës së kulturës dhe sporteve në Bashkinë e Beratit, njëkohësisht edhe trajner i skuadrës së futbollit "Tomori", Gentjan Lako tha se që nga viti 1985, kur është ndërtuar stadiumi, nuk është bërë asnjë ndërhyrje në tribunën e tij, duke e degraduar atë deri në atë pikë, që tashmë është shndërruar në një rrezik serioz për jetën e tifozëve që ulen për të parë ndeshje. Lako pohon se disa prej ndërhyrjeve që janë bërë herë pas here në këtë stadium ndër vite, kanë konsistuar vetëm në suvatime e lyerje të pjesshme të mureve anësorë dhe vetëm në vitin 2000 Federata Shqiptare e Futbollit ka investuar për të ndërhyrë në fushën e stadiumit, por që në këtë projekt nuk ishte parashikuar edhe rikonstruksioni i soletës. Ndër tifozët e skuadrës është shtuar frika pasi dy vjet e gjysmë më parë, si rezultat i mungesës së investimeve në stadiume e palestra sporti në qytetin e Beratit, është shembur tavani i palestrës së shtangës, që fatmirësisht ndodhi në orët e pasdites kur brenda në palestër nuk kishte sportistë duke u stërvitur apo ndonjë aktivitet sportiv. Kreu i sektorit të sportive për bashkinë e qytetit të Beratit Lako pohon se nga ana e bashkisë së qytetit është bërë një projekt për ta kthyer stadiumin në parametrat e tij fillestarë bashkëkohorë dhe ky projekt kap shifrën e rreth 250 milionë lekëve, projekt i cili është përcjellë në dikasterin përkatës nga e cila deri tani nuk është kthyer asnjë përgjigje pozitive. Stadiumi "Tomori" i qytetit të Beratit është ndërtuar në maj të vitit 1985.