E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Banda Lushnjes”, Krimet e Rënda shtyjnë seancën

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj “Bandës së Lushnjës” nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Shkak i kësaj shtyrjeje është bërë mungesa e njërit prej avokateve si dhe protesta e dëshmitarëve. 

TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda, ka shtyrë sërish sot seancën ndaj anëtarëve të bandës së Lushnjes. 15 dëshmitarë që pritej të rrëfeheshin kundër të akuzuarve, anëtarë të bandës së Lushnjes, kanë protestuar ndaj trupit gjykues, i cili ka qenë i detyruar të shtynte seancën e radhës për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve. Dëshmitarët, reaguan pasi sipas tyre është e përsëritur disa herë që ata shkojnë në seancë gjyqësore dhe nuk arrijnë të dëshmojnë për shkak se, ky proces shtyhet nga mungesa e avokatëve. Të gjithë dëshmitarët që ishin në sallë, janë të fundit qe prokuroria ka thirrur për të dëshmuar kundër të akuzuarve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›