E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë- pallati drejt shembjes, 15 familje të pastreha

Një pallat 4 katësh në hyrje të Bulqizës rrezikon shembjen. Bashkia e qytetit ka evakuar 56 banorët që jetonin në këtë pallat që prej 1996. Tarraca dhe pjesa e pasme e ndërtesës kanë pësuar shembje duke rrezikuar jetën e 2 familjeve. 

BULQIZE- 15 familjet në qytetin e Bulqizës, të cilët kanë mbetur të pastrehë si rezultat i shembjes që ka pësuar një pjesë e konsiderueshme e pallatit ku ata jetonin që prej viti 1996. Këta banorë janë gjendur në një tjetër prag tragjedie, pas asaj të 9 nëntorin të ndodhur vitin e shkuar në qytetin e Gjirokastrës. Me urdhër nga Bashkia e qytetit të gjithë banorët u evakuan një ditë më parë për ti shpëtuar një tragjedie të mundshme. Myftiu i Bulqizës dhe ai Dibrës u kanë sigurar një vend strehimi në xhaminë e qytetit për një muaj, ndërkohë që nuk dihet çdo të bëhet për strehimin e mëtejshëm të tyre. Banorët u bëjnë thirrje qeverisë për marrjen e masave të menjëhershme.
15 fëmijët nga mosha 0 deri në 5 vjeç, strehohen aktualisht në një nga çerdhet e qytetit të Bulqizës, ndërsa të tjerët më të rritur në kopshte.
Tarraca dhe pjesa e pasme e pallatit të ndërtuar që prej vitit 1989, pësoi shembje të konsiderueshme duke rrezikuar seriozisht jetën e dy prej familjeve. Ky pallat u përdor për strehimin e oficerëve dhe pas viteve 90 shërbeu si vetëstrehim për 15 familjet të cilët jetonin në kushte tejet të vështira. Pas verifikimeve që do të bëhen nga specialistët, Bashkia e Bulqizës deklaron se pallati do të shembet përfundimisht. Alarmi i dhënë nga agonia në të cilin është përfshirë ky pallat le në mëshirë të fatit 15 familjet që kërkojnë një zgjidhje për këtë problem emergjent të tyre. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›