E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha ka gënjyer për 3 ceshtje të mëdha

Kryetari i Ps-së për Tiranën, Besnik Bare deklaroi se Berisha gënjeu për ligjin e dosjeve, për kartat e identitetit dhe ratifikimin e MSA-së. "Deklaratat e Berishës për ligjin e dosjeve u rrëzuan nga Këshilli i Evropës"-ka thënë Bare për gazetarët. 

TIRANE- Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Kryeministrit Berisha për Ligjin e dosjeve. Ndërkohë që kreu i qeverisë e cilësoi këtë ligj si të standardeve të larta, Kryetari i Ps-së për Tiranën, Besnik Bare tha se kjo është vetëm një nga gënjeshtrat e Berishës sepse pikërisht sot Sekretari i Përgjithshëm i KE tha totalisht të kundërtën.
Për më tepër Bare konsideroi si një gënjeshtër të qeverisë edhe pajisjen me karta identiteti. “Berisha gënjeu kur tha se prioriteti i tij është pasjisja me karta, sepse ditë për ditë po vërtetohet, që qeveria s’ka as plan, as kalendar, as shqetësim maksimal, për këtë çështje jetike për Shqipërinë e vitit 2009”- u shpreh Bare përpara gazetarëve.
Ndërkaq, gënjeshtra e tretë e kryeministrit, sipas Partisë Socialiste ka të bëjë me konsiderimin e ratifikimit të MSA-së si një meritë të qeverisë. “MSA u ratifikua falë të gjitha kontributeve në vite të të gjitha palëve dhe nëse u vonua kaq shumë një ndër shkaktarët kryesorë është vetë Sali Berisha, simboli i një politike të vjetër, që prej 18 vjetësh i ka lënë shqiptarët, jo vetëm pa drita, pa ujë, pa punë, por së fundmi ua merr taksat për të reklamuar gënjeshtrat e qeverisë së tij”-është shprehur kryetari i PS për Tiranën.

(e.n/ balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›