E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet buxheti i 2010-ës

 RRESHEN - Janë dashur më shumë se tre orë debat që Këshilli Bashkiak Rrëshen të miratojë dokumentin më të rëndësishëm të vitit që sapo ka startuar, buxhetin 2010. Kryetari i Këshillit Bashkiak Nikolin Kaçorri u ka kërkuar këshilltarëve të pranishëm që të drejtojnë pyetje, ndërkohë që i ka dhënë fjalën kryetarit të Bashkisë Gjon Dedaj, për të bërë paraqitjen e detajuar të planit financiar për vitin 2010. "Ky është një buxhet vijues se ka një rritje nga viti në vit, rritje e cila ka prodhuar më shumë rrugë të shtruara e të ndriçuara, ka prodhuar më shumë shërbime ndaj qytetarit", u shpreh Dedaj. Sipas tij buxheti është një mesazh për biznesin, intelektualët dhe qytetarët. Dedaj ka theksuar se Bashkia ka qenë shumë e kujdesshme edhe me donatorë të huaj duke gërshetuar mikpritjen, bashkëpunimin dhe partneritetin. Bie në sy miratimi i disa projekteve të rëndësishme si sistemim-asfaltimi i rrugëve të Rrëshenit, Qendër-Ndërfushas, Sheshaj, rruga tek pallatet e ish-Fermës, afër stadiumit, suvatimi i fasadave të pallateve, vendosja e kamerave të sigurisë në qytet, etj.                  h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›