E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anastasia, video dhe imazh të ri



E lirë dhe superseksi, heq syzet dhe rrobat për një pamje më të thjeshtë por në të njëjtën kohë më sensuale. Kështu paraqitet Anastasia në videon e re të këngës “I Can Feel You”, që bën pjesë në albumin e fundit që do të dalë në treg në 24 tetor, “Heavy Rotation”. Në disa sekuenca këngëtarja shfaqet nudo e zhytur në pishinë duke ftuar dhe ngacmuar teleshikuesit. Pastaj del nga pishina dhe mbulon gjoksin, duke treguar kështu një fizik për t’u patur zili edhe pse në prag të 40-vjetorit. Në pritje për të dëgjuar këngët e reja të këngëtares që ka shitur me shumë se 17 milionë albume vetëm në Europë dhe në Australi, nga një revistë australiane vijnë lajmet e martesës së saj të ardhshme me Uejn Njuton. “Po bëja manikyrin dhe pedikyrin – tregon Anastasia – kur shoh të shfaqet i fejuari im. Papritur më kërkoi, nje dollar. Unë kërkova në çantë dhe ja dhashë. Ai tha: “Ju gratë nuk keni nevojë të kërkoni në çantë” dhe më vendosi në dorë një kuti ku ishte unaza e fejesës! U emocionova shumë dhe sa arrita të thosha vetëm “Oh, Zoti im! Oh, Zoti im!”. “Jemi shumë shokë –përfundon këngëtarja –kemi shumë gjera të përbashkëta dhe shkojmë shumë si çift".

Demi Mur akuzon revistën për pubikim fotosh

Aktorja Demi Mur ka paditur një revistë australiane të VIP-ave, pasi kishte publikuar fotot e aktores në një mjedis privat. Ylli i filmit “Ghost”, ka filluar një procedurë legale në Melburn, Australi, kundër revistës “New Idea, bëjnë të ditur mediat australiane. Fotografitë kishin kapur aktoren bashkë me vajzën e saj Rumer Uillis, si dhe aktorët Orlando Blum dhe Kameron Diaz. Në akuzën e lëshuar në Gjykatën federale të Melbournit, Mur ka deklaruar se me publikimin e fotove ishin shkelur të drejtat e autorësisë, kur fotot kishin dalë në ballinën e edicionit të muajit mars të kësaj reviste.

1 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›