E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, marrëveshje e re pas dështimit të planit 700 mld dollarësh



Pasi Dhoma e Përfaqësuesve kundërshtoi planin 700 miliardë dollarësh të qeverisë, një tjetër masë pritet të merret në SHBA për të kaluar krizën financiare. Sekretari amerikan i thesarit Henri Paulson, është shprehur se urgjentisht nevojitet një paketë e re shpëtimi për kalimin e situatës së rëndë. Paulson, ka premtuar se do të gjendet një plan i ri. “Legjislacioni mund të ketë dështuar, kriza vazhdon, ky nuk është qëndrim përfundimtar”,- ishin fjalët e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nensi Pelosi, që nënkuptuan gatishmërinë e demokratëve për të rishikuar edhe njëherë mundësitë. Ajo ka sqaruar se ende nuk dihet çfarë do të përmbajë marrëveshja e re, pasi ai që do informojë për situatën në vazhdim është sekretari i thesarit Henri Paulson. “Unë do të vazhdoj të punoj me udhëheqësit e Kongresit për të gjetur një rrugë përpara, për të aprovuar një plan përmbledhës për të stabilizuar sistemin tonë finaciar dhe për të mbrojtur popullin amerikan. Kemi shumë punë për të bërë dhe një gjë e tillë është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet lënë të dështojë”,- është shprehur Pelosi e cila ka theksuar se Presidenti Xhorxh Bush, nuk ka qenë aspak efikas në këtë krizë dhe është e vështirë të shihet sesi mund të ndryshojë një gjë e tillë. Sipas Pelosit, ai mund t’i drejtohet sërish kombit dhe ndoshta do të rihapë edhe një herë procesin e rifillimit të përjekjeve për një plan të ri. Ndërkohë pas dështimit të planit prej 700 miliardë dollarësh, kanë filluar të ndihen pasojat në tregjet ndërkombëtare por kryesisht në ato aziatikedhe indekset kryesore në Tokio dhe Sidnej ranë secili nga 5 për qind. Projekt-ligji u hodh poshtë në Dhomën e Përfaqësuesve, megjithëse udhëheqësit në Kongres kishin paralajmëruar se vota “jo” ndaj këtij plani mund të ishte parathënia e një krize të rëndë ekonomike. Rezultati i votimit u pasqyrua me një rënie të ndjeshme në çmimin e aksionene në Uoll Strit. Udhëheqësit republikanë thanë në komentet për shtyp se komentet që kishte bërë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nensi Pelozi para delegatëve i kishin ofenduar republikanët, duke bërë që shumë veta të mos hidhnin votën në mbështetje të projekt-ligjit. Udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Xhon Bejnër shprehu angazhimin për tërheqjen e sa më shumë votave në mbështetje të projekt-ligjit por ishte pikërisht Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve ajo që foli me tone partiake duke bërë që një numër ligjvënësish që mendonim se do ta mbështesnin projekt-ligjin, ta kundërshtonin atë.

1 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›