Anatomia e botës ku jetojmë
Orhan ZARSHATI
Shoqëria njerëzore dhe elita intelektuale e saj ka kohë që po shqetësohen nga dukuritë e frikshme që duket se mund ta rrënojnë jetën tonë në një të ardhme jo të largët Shoqëria është si një qenie njerëzore, thotë analisti Ilmas Futehally, i përngjet njeriut si individ. Mjerisht, shoqëria njerëzore e sotme është e sëmurë. Megjithëse disa sëmundje janë të rrezikshme dhe kërcënuese për jetën, asnjëra prej tyre tashmë nuk është në fazën e saj të fundit. Pandemitë po na qëndrojnë mbi krye si shpata e Damokleut. Nqs sëmundjet mund të kurohen në mënyrë që të mos përsëriten më, ne do të kemi dhe do të jetojmë në një shoqëri të shëndetshme, të bazuar në vlerat njerëzore. Por, nqs sëmundjet janë të qëndrueshme, qoftë edhe në një pjesë të vogël të botës, atëherë për shoqërinë njerëzore nuk mund të thuhet se është e shëndetshme.
Për të patur një shoqëri të shëndetshme, çdo organ duhet të funksionojë pa ndonjë problem. Çdo fijëzë (fibër) muskuli duhet të kryejë punën e vet; si dhe çdo qelizë duhet të përmbushë funksionin e saj të veçantë, unikal në mjedisin e saj unik, pa sforcim, në vazhdimësi dhe në progres. Krahasimi i shoqërisë globale me një qenie njerëzore varet shumë nga preferenca individuale. Në kohën e sotme, shoqëria është e sëmurë dhe e pakënaqur. Por del një pyetje, a mund të jetë shoqëria e shëndetshme dhe harmonike, andej kah vitet 1050?
Cilat janë organet e shoqërisë njerëzore globale? Çka i mban ato të lidhura sëbashku? Si duhet ato të komunikojnë vetë në mes tyre?Si duhet ato ta ushqejnë veten? Si duhet ato të marrin frymë? Çfarë duhet thënë për sytë dhe veshët e saj? Indet, eshtrat dhe tendinat? Shoqëria njerëzore globale ka një kokë,krahë dhe këmbë. Për botën e sotme mund të thuhet pa mëdyshje se koka e saj janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të gjithë fuqinë dhe lavdinë që u vjen pas. Por të themi në vitin 2050 a do të jenë përsëri koka e botës Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo ndonjë vend tjetër? Kushdo që të jetë koka, kjo nuk do të gjykohet vetëm nga fuqia ushtarake dhe ajo ekonomike, por nga cilësia e mendimit, ideve dhe nga aksionet. Koka e shoqërisë njerëzore globale do të ketë përgjegjësinë ndaj të gjithë vendeve të tjera të botës, për tu kujdesur për mirëqenien e tyre dhe për ti siguruar ata që do të jenë dhe mbesin të shëndetshëm dhe pozitivë në mjedisin botëror. Por gjithashtu, çdo komb, fshat dhe qytet ka përgjegjësinë për tu kujdesur për veten. Dhuna, si një mjet për të përjashtuar konfliktet dhe konfrontimet nuk mund dhe nuk duhet të pranohet nga askush; duhet dhe do të jetë e qartë për të gjithë se në vitet e ardhshme, 2050 e tutje, cënimi dhe dëmtimi i një pjese të shoqërisë do të cënojë dhe dëmtojë çdo pjesë të shoqërisë botërore. Jo si deri tani, që megjithë ekzistencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të sajë të Sigurimit, njerëzimi është shumë larg nga siguria dhe mospasja e konflikteve.
Çdo komb, andej kah viti 2050 e tutje do të ketë një rol të specializuar për të luajtur, nënvizojnë analistët futurologë. Disa mund të specializohen në fushë të invencioneve me ide të reja të guximshme,disa të tjerë me paraqitjen dhe shkrimin e ideve në teknograf, ose dërrasën e zezë, ndërsa disa të tjerë për ti vënë ato në punë, për ti materializuar. Lënda e parë,burimet natyrore dhe energjia do të jenë oksigjeni i shoqërisë, ndërsa mbetjet industriale, përfshirë ato të industrisë nukleare (si centralet bërthamore) dhe energjinë residuale (që nuk kapet për përdorim) do të jenë për shoqërinë njerëzore, si dioksidi i karbonit; njëlloj siç janë dhe tani. Por mushkëritë e shoqërisë së sotme janë të mbushura me ndotjet mjedisore dhe për pasojë të sëmura. (Krahasoni gjendjen në vendin tonë ku ministria e mjedisit nuk është në gjendje të ndaloje djegësit e gomave në furrat e gëlqeres!).
Sistemi i mbrojtjes i vendeve të ndryshme të botës i ngjet shumë sistemeve të mbrojtjes të trupit tonë, krahasojnë analistët. Imunitetet natyrale, për vetë natyrën e tyre prevenojnë shumë lloje invazionesh pikërisht në sajë të strukturës dhe përbërjes së tyre. Për disa lloje invazionesh shoqëria do të zhvillojë imunitete, që nuk i ka tani për tani; për të tjera lloje invazionesh shoqëria do të zhvillojë sisteme antikorpesh të cilët do të shënjestrojnë selektivisht agresorin. Arsenalet e armëve bërthamore dhe mundësitë e raketave balistike, i ngjajnë kimioterapisë; ato shkatërrojnë si të sëmurën,ashtu dhe të shëndetshmen. Gjëra të tilla, dhëntë Zoti, qofshin diçka e të kaluarës. Shikimi, ose të parët është një prej shqisave më të rëndësishmet të trupit të njeriut. Sytë janë një dritare për ne. Ato na furnizojnë me informacion për botën që na rrethon, duke na ruajtur nga ndryshimet më të vogla në zënien e vendit dhe pozicionimin tonë në hapësirën e mjedisit rrethues. Është pikërisht shikimi, ai që na ndihmon për të vendosur se nga duhet të shkojmë. Sytë e shoqërisë njerëzore globale do të shohin përtej rruzullit tokësor, duke lejuar të përdorim mundësitë e sistemit tonë diellor edhe përtej tij. Në vitin 2050 e shkuar tij, hapësira dhe sfera e jonë e veprimit do të jenë shumë më larg, nga çfarë ne shikojmë dhe vrojtojmë sot me teleskopët më të avancuar që kemi.
Për të mbijetuar së pari na duhet aftësia për të reaguar kundrejt ndryshimeve në mjedis dhe para së gjithash ne duhet ti zbulojmë ato. Këtu hyjnë në përdorim shqisa e nuhatjes, e zërit (tingullit) dhe e prekjes. Këto janë shqisat e reagimit, ose prapaveprimit (lidhjes së kundërt: një term teknik që përdoret në rregullimin automatik) ndaj sistemeve politike dhe sociale në shoqëri. Lloji i sistemit politik që është vendosur, nuk ka shumë rëndësi, nëqoftëse sistemet e reagimit punojnë në mënyrë të tillë, që të reflektojnë realisht me prapaveprim, atë çka populli është duke menduar dhe ndjerë aktualisht. Kështu që qeverisja do të ndreqet në minutë, njëlloj siç ndodhin aksionet hormonale, që bëjnë rregullimin për një ndryshim fare të vogël në trupin tonë, me anë të sistemeve të reagimit pozitiv, ose negativ (lidhjes së kundërt pozitive, ose negative). Sekrecioni është largimi nga trupi i produkteve të mbetura. Shoqëria njerëzore ka të dhëna e fakte të këqija, deri më sot, për largimin e mendimeve, emocioneve dhe aksioneve negative. Në të kaluarën këto kanë shpënë në mjerime të panumërta, në formën e pasigurive etnike, mostolerancës fetare, ksenofobisë dhe urrejtjes shoqërore. Deri të themi në vitin 2050 ne duhet të përsosim këtë funksion të shoqërisë,nënvizojnë ekspertët e futurologjisë, përndryshe ne do të helmohemi për vdekje nga mbeturinat dhe hedhurinat tona.
Në trupat tanë, sistemi nervor siguron mënyrat më të shpejta të komunikimit. Sistemet e komunikimit në të ardhmen do të bazohen në një sistem rrjetash neurale, sistem shumë i ngjashëm me sistemin nervor të një individi. Përparësia e një sistemi të tillë komunikimi, do të jetë ajo, se nuk do të ketë kohë të humbur për transmetimin e informacionit, që ai të jetë i gjindshëm në çdo anë të botës.
Lënda kimike më vitale për jetën është padyshim uji. Uji na furnizon me mediumin e nevojshëm për të gjithë reaksionet biokimike. Uji ka luajtur gjithashtu një rol të madh në zhvillimin e shoqërive në të shkuarën dhe do të luajë këtë rol edhe në të ardhmen. Uji do të dali si një burim konflikti në dekadat pasuese. Nga mënyra se si ne do të menaxhojmë burimet tona të ujit në vitet e afërme pasuese, varet shumë shëndeti i shoqërisë tonë, se problemi i ujit po bëhet një problem kyç i shoqërisë dhe do të jetë vendimtar andej nga vitet 2050.
Roli i një individi në shoqëri mund te krahasohet me atë të një qelize në trupin e gjallë. Qeniet njerëzore, njëlloj si qelizat, nuk mund të ekzistojnë të izoluara (me përjashtim të atyre në epruvetat e laboratorëve biologjikë), por janë të mbledhura sëbashku për të formuar indet dhe organet. Për të kryer funksionet e ndryshme të saj, qeliza duhet të jetë në kontakt me ato që ka përqark, me qeliza të tjera dhe me mjedisin në të cilin është vendosur. Pra ekziston një balancë e përsosur ndërmjet qelizave dhe mjedisit ku ndodhen, secili komplimenton t