E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreth artikullit të Myftarajt,"Mesazhi i altoparlantit që ulërin arabisht në qendër të Tiranës"

Nga Armir TARAJ
I nderuar Z. Myftaraj.
E lexova me shumë dhimbje artikullin tuaj të titulluar "Mesazhi i altoparlantit që ulërin arabisht në qendër të Tiranës". Dua tju them se nuk kam lexuar ndonjëherë ndonjë artikull më diletant e dashakeqës. Ju me këtë artikull keni dalë tërësisht nga gazetaria e keni hyrë tërësisht në lëmin e trakteve urrejtje-nxitëse anti-myslimane, anti-islame, e anti-shqiptare. Ju keni zbuluar fytyrën tuaj të vërtetë si një njeri që e ka brejtur urrejtja ndaj myslimaneve shqiptarë e ndaj Islamit. Nga kjo urrejtje ju duket se keni humbur tërësisht logjikën, e nuk dini më se c'flisni. Ju duhet të pezulloheni nga çdo gazetë, nga çdo faqe interneti, nga çdo forum e nga çdo gjë e shkruar apo e folur në publik. Ju nuk keni asnjë gjë me vlerë për popullin shqiptar në ato që thoni. Jo vetëm që jeni krejtësisht i gabuar, por jeni qëllimisht i tillë, çka ju bën ju më të keq, ju bën kriminel e manipulues të mendjeve të lexuesve tuaj. Ju bën mashtrues e gënjeshtar të pacipë. Si guxoni ju të sulmoni fenë e bashkëkombësve tuaj? Si guxoni ju të sulmoni fenë time, e të më sulmoni mua personalisht si besimtar mysliman? Kush ua jep ju këtë të drejtë? A ke parë ti një mysliman të sulmojë fenë e dikujt tjetri në Shqipëri? A mos mendon se jemi në vitin 1967 ku nuk lejohet më të besosh në Zot? A mos është bërë krim në Shqipëri të jesh mysliman? Edhe një herë ju pyes, si guxoni ju....? Është TURP, TURP, TURP për gazetën SOT, të botojë fjalë të tilla urrejtjeje, që jo vetëm e vënë në rrezik harmoninë fetare në vendin tonë, por bën thirrje për izolim, diskriminim e abuzim të besimtarëve myslimane, gjë që natyrisht shpie vetëm në grindje e luftëra fetare... Sa për temën që keni prekur, megjithëse ju nuk meritoni kurrfarë përgjigje, jeni krejtësisht i gabuar dhe këtë e dini shumë mirë. Ezani, apo thirrja Islame për në lutje, është një thirrje e shenjtë që askush nuk guxon ta sulmojë. Ezani nuk është thirrje politike apo fundamentaliste, është thjesht një rit i hershëm Islam që ka filluar me vetë profetin Muhamed a.s.. Është një thirrje fisnike që i thërret njerëzit të vijnë e ta njohin madhështinë e Zotiti të tyre e ta adhurojnë atë e të bëjnë vepra të mira. Ezani ndihet në të gjithë botën, që nga Singapori e deri në Marok, që nga Moska e deri në Johanesburg, që nga Vancouveri e deri në Montevideo. Nuk ka një minutë të ditës që diku në një vend të botës të mos jetë duke u kënduar Ezani i shenjtë, e kjo nuk përbën kërcënim për askënd zoti Myftaraj, kjo përkundrazi e zbukuron dhe e forcon diversitetin e planetit tonë ashtu siç e zbukurojnë atë këmbimet e këmbanave të kishave kudo që janë, e që po ashtu e thërrasin njeriun të shkëputet disa minuta nga puna e lodhja e ditës e ti kushtohet Krijuesit të tij. Nëse keni fare pak gjak në fytyrë ju ftoj ti kërkoni falje besimtarëve myslimanë shqiptarë dhe gjithë atyre Shqiptarëve të ndërgjegjshëm, të cilët i keni fyer aq thellë me fjalët tuaja të urrejtjes ndërfetare...

Last Updated on Thursday, 14 May 2009 11:03

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›