E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika e shqiptarëve në Maqedoninë antishqiptare



Në vitet e fundit, jemi dëshmitarë të shumë lëvizjeve politike në hapësirat ballkanike, që janë shkaktuar nga faktori njeri, shpesh edhe janë përgjakur. Pikërisht për shkak të rrymave shumë të ashpra dhe agresive, politiko-nacionaliste, hapësirat ballkanike në shekujt dhe vitet e fundit kanë qenë arenë e shumë luftërave. Në këto hapësira janë hapur shumë varre për njerëzit e pafajshëm, të vrarë në ato luftëra. Pothuajse të gjitha luftërat e shekujve dhe viteve të fundit, në këto hapësira, ishin të drejtuara kundër kombit tonë. Falë gabimeve fatale të politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare të kohës, Shqipëria u nda dhe iu dha pjesë-pjesë shteteve për rreth (Serbisë, Greqisë, Maqedonisë e Malit të Zi). Kështu, mbi dy të tretat e kombit shqiptar mbetën jashtë trojeve, që zyrtarisht i takonin shtetit shqiptar. Dhe, për çudi, çdo orvatje bashkimi nga ana jonë, me politikën dhe diplomacinë ndërkombëtare kualifikohej si lëvizje nacionaliste, bile duke na akuzuar se kështu po punojmë “për formimin e Shqipërisë së Madhe”, që në të vërtetë ishte Shqipëria Etnike ose thënë shkurt e qartë: Shqipëria Normale.

E gjithë kjo amulli politike u shkaktua me angazhimin e përhershëm të klasave partiake-shtetërore në kryeqytetet e vendeve përreth që kishin pushtuar trojet tona. Falë këtyre lojërave të fëlliqura politike, me t’u mbyllur Lufta e Dytë Botërore, qarqet sllavo-ortodokse të lidhura në mullarin komunist, njohën një komb të ri dhe një shtet të ri – atë të Maqedonisë, që si kryeqytet caktuan Shkupin – qytetin me më së shumti shqiptarë në botë e një kohë edhe kryeqytet i Vilajetit të Kosovës. Era e rrezikut të asaj loje politiko-diplomatike, që e luajtën qarqet sllavo-komuniste mbi gjashtëdhjetë vite më parë, po ndihet edhe sot. E zhytur në të njëjtat lojëra, Greqia e sotme (po ashtu shoviniste) po e bllokon Maqedoninë në integrimet ndërkombëtare – siç thuhet – për shkak të emrit të saj. Grekët pretendojnë që Aleksandri i Madh ishte i tyre e ai në të vërtetë ishte yni – ilir. Me emrin e tij, ai vend (Maqedonia) e mban emrin dhe qeveria e Shkupit pretendon t’i ngrejë një përmendore në qendër të kryeqytetit. Duke pasur parasysh rolin e madh të figurës së Nënës Terezë në botë dhe identifikimin e drejtë të saj kombëtar – shqiptar, sllavo-maqedonasit duan t’ia shkatërrojnë shtëpinë e lindjes në Shkup dhe aty ta ndërtojnë një katedrale ortodokse. Këso planesh dinë dhe mund të bëjnë vetëm sllavo-komunistët e tërbuar, që duan gjithmonë të rrojnë mbi shpatullat e të tjerëve. Jo siç shprehen ata, por grekët kanë plotësisht të drejtë që e pengojnë integrimin ndërkombëtar të shtetit me emrin Maqedoni.

Po shqiptarët në atë shtet, që përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë, çka po bëjnë dhe çfarë politike po udhëheqin?! Në këtë pyetje po përgjigjem vetë, me gjuhën që e meriton politika e shqiptarëve atje. Ata, për qëllime karrieriste personale, po ua bëjnë vetëm ‘okej’ dhe ‘peqe’ sllavo-maqedonasve, duke ua lëpirë këmbët dhe... Përfaqësimin në Parlamentin e këtij shteti e bëjnë sipas “këshillave të vëllezërve maqedonas”, aq sa ata duan dhe u lejojnë, por kurrsesi sipas numrit të popullsisë, respektivisht të zgjedhësve. Mjafton që ata personalisht të jenë deputetë e ministra, për kombin s’ka rëndësi.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›