Anbeta Toromani i kthehet skenës lirike
Itali
Anbeta Toromani do të jetë balerinë soliste në operën “I Lombardi alla Prima Crociata” (“Lombardët në kryqëzatën e parë”), kompozuar nga Giuseppe Verdi, me libret të Temistocle Solera, marrë nga poema me të njëjtin titull e Tommaso Grossi-t. Balerina shqiptare i kthehet skenës lirike në Festivalin Operistik të Sferisterios në Itali. Koreografia për këtë vepër të Verdit i përket një balerini tepër të njohur me famë ndërkombëtare, Gheorghe Iancu, ndërsa regjia dhe kostumet i janë besuar Pier Luigi Pizzi-t. Për herë të parë kjo vepër është vënë në skenë në teatrin “Alla Scala” më 11 shkurt të vitit 1843. Drama lirike me katër akte ka si subjekt temën fetare, gërshetuar me skena dënimesh, lutjesh, pagëzimesh e natyrisht edhe kryqëzatash.
#