Java e filmit spanjoll, në Shkodër
Veprimtaria
Pas Beratit, java IX e kinemasë Spanjolle do të vijojë me shfaqjet e filmave edhe në qytetin e Shkodrës. Veprimtaria e cila do të çelet të hënën më 19 qershor, do të inaugurohet me pjesëmarrjen e ambasadorit të Spanjës, Manuel Montobbio, dhe kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka. Gjatë këtij aktiviteti do të projektohen një seri filmash spanjollë të realizuar në bashkëpunim me vende të BE-së si Portugalia, Gjermania apo Franca, për të treguar ndryshimet dhe sfidat që si Spanja, ashtu edhe Europa, ka përballuar në 50 vitet e fundit, ku do të reflektohet mbi disa aspekte të ndryshme të shoqërisë europiane, sipas vështrimit të kinemasë spanjolle.
#