Karikaturisti shqiptar, çmim nga Kombet e Bashkuara
Sulaj konkurroi me veprën "Etje dhe uri", një karikaturë e botuar në muajin nëntor, në gazetën italiane "Corriere di Romagna". Vepra fituese e artistit shqiptar, i cili jeton prej vitesh në Itali, prezanton në mënyrë figurative një gazetë nga e cila del një fëmijë i uritur afrikan, duke e grisur atë dhe duke u zvarritur deri te gota e ujit
Agim Sulaj, piktori shqiptar, është renditur mes 13 fituesve të çmimit të karikaturës "Ranan Lurie", organizuar nga UNCA (Shoqata e artistëve korrespondentë) të Kombeve të Bashkuara. Sulaj, i vlerësuar për të disatën herë për karikaturat e tij në mbarë botën, ka marrë Çmimin e Ekselencës nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ky çmim shkoi edhe për nëntë artistë të tjerë të kombësive të ndryshme, që përmes artit të tyre kanë nënvizuar shqetësimet dhe zhvillimet politike. Veprat u përzgjodhën nga një juri në përbërje të së cilës ishte dr.Elie Wiesel, fitues i çmimit "Nobel" si kryetar, Giampaolo Pioli, president i Shoqatës së Korrespondentëve, si dhe dhjetë anëtarë të tjerë funksionarë pranë Kombeve të Bashkuara. Në këtë konkurrim të karikaturës politike, Agim Sulaj konkurroi me veprën "Etje dhe uri", një karikaturë e botuar në muajin nëntor në gazetën italiane, "Corriere di Romagna". Vepra fituese e artistit shqiptar, i cili jeton prej vitesh në Itali, prezanton në mënyrë figurative një gazetë nga e cila del një fëmijë i uritur afrikan, duke e grisur atë dhe duke u zvarritur deri te gota e ujit. Përdorimi i gazetës, si pjesë e botës së konsumit, është një motiv i njohur edhe në karikatura të tjera të Sulajt. E tillë është edhe karikatura e krizës ekonomike, e vlerësuar po ashtu me çmim ndërkombëtar. Ky konkurs, organizuar nga Kombet e Bashkuara, përfshin karikaturat e botuara gjatë vitit 2009 në gazeta të ndryshme të botës, promovon artin e karikaturës botërore dhe vlerëson në veçanti veprat që përmbushin tiparet, parimet e thelbin human të Kombeve të Bashkuara. Karikaturat e Sulajt dallohen veçanërisht për gjetjet në trajtimin e temave universale. "Karikaturisti është si një politikan që kritikon", shprehet artisti, i cili fillimet e tij i ka në revistën humoristike "Hosteni". I larguar prej disa vitesh nga Shqipëria, krijimtaria e tij zhvillohet në shtetin fqinj të Italisë, ndërsa shkon në një publik të gjerë përmes konkurseve të shumta ndërkombëtare. "Ky është një vlerësim mjaft i rëndësishëm për krijimtarinë time dhe çmimi i Kombeve të Bashkuara, një konfirmim i idesë së artit tim, një mesazh i theksuar edhe gjatë aktivitetit ‘Humor dhe Humanizëm‘, i organizuar pak javë më parë në Portugali", shprehet Sulaj. Në punët e tij, më shumë përmes satirës se sa humorit, theksohen probleme të vazhdueshme të shoqërisë njerëzore. Emigrimi, një plagë e përjetuar nga vetë artisti, politika, korrupsioni, ngrohja globale, kriza ekonomike, e ardhmja etj., janë trajtime tipike të artistit shqiptar. "Karikatura është një kritikë që unë u bëj problemeve të jetës, anëve e dukurive më negative të njeriut, apo një grupi njerëzish. Karikatura nuk është një deformim sipërfaqësor i fytyrës së një njeriu, por kritika me mjete grafike e botës së tij. Janë të shumta temat që përfshijnë botën dhe problemet e lirisë
së individit. Karikatura ime të bën më shumë të mendohesh. Ajo është më shumë filozofike, se sa humoristike. Në fillim publiku mendohet para punës sime dhe pastaj mund të buzëqeshë për gjetjen", thekson ai. Vetëm pak kohë më parë, Agim Sulaj u kthye në Shqipëri me dy ekspozita personale të tij, një në Vlorë, qytetin e lindjes dhe një në Tiranë. Vazhdimisht në intervistat e tij, Sulaj që i përket një brezi karikaturistësh të njohur, shpreh keqardhjen për ngërçin që kjo gjini përjeton në vendin tonë. "Edhe në Shqipëri karikatura duhet për të përmirësuar jetesën dhe nivelin kulturor të masës së njerëzve, duke u dhënë mesazhe të një jete më të shëndetshme", thekson Sulaj, duke qenë i gatshëm të japë kontributin e tij për organizmin e ekspozitave ndërkombëtare apo të konkurseve të tilla në Tiranë.